Teatri i ri Kombëtar/ Kumbaro: Bashkëpunim me qeverinë dhe Bashkinë për një ndërtesë dinjitoze!

Ndërtimi i godinës së re të Teatrit Kombëtar do të bëhet në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, Ministrinë së Kulturës e Bashkinë Tiranë.

Kështu deklaroi ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro nga Pallati i Kongreseve, në Koncertin që hapi Vitin Kulturor Austri – Shqipëri 2018 “ Vienna Salutes Tirana”,  nga ku theksoi se “tashmë është marrë premtimi nga qeveria në bashkëpunim edhe me Bashkinë  për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar me parametra bashkëkohore dhe dinjitoze”.

Duke u ndalur tek kultura, Kumbaro tha se  ajo tashmë e ka kaluar provën e saj në të gjitha disiplinat: ajo është në Europë, ka krijuar atë lidhje shpirtërore vlerash të domosdoshme për integrimin.

Në këtë event edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj theksoi se “në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, me Kryeministrin, me ministren e Kulturës dhe të gjithë dashamirësit , ne do të kemi një Teatër Kombëtar të paprecedentë në të të gjithë Europën”.

Pavarësisht debatit që ka lindur këto ditë mes artistëve dhe Ministrisë së Kulturës, të gjithë bien dakord për nevojën wordpress e një Teatrit të ri Kombëtar, ndërsa  në debat është përfshirë edhe kryeminsitri Rama, i cili ka thënë se nuk do të ketë teatër me kullë. Aktualisht godina ekzistuese e Teatrit Kombëtar, e ndërtuar para Luftës së Dytë Botërore, ndodhet në kushte mjaft të këqija duke mos ofruar minimumin si për aktorët që punojnë aty, por edhe për publikun në sallë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *