Nga Virion Graçi
Sot paradite i shkova per vizite shkrimtarit tone te njohur Fatos Kongoli. Per shendetin e tij nuk mund te flas me qarte sa shkruan botuesi e miku i tij Fatmiri; as per vlerat e tij si shkrimtar nuk eshte e nevojshme te flitet ketu; ai eshte mjaft i kerkuar nga lexuesit, i studiuar nga kritika profesioniste. Po rendis pershtypjet e mia per anën njerezore te F. Kongolit nga dita kur jemi takuar per here te pare, ne bar-kafen e “Dajti” ne vitin ’95 ose ’96 deri tani: nje burre i sjellshem, buzagaz por jo ne dem te seriozitetit; dashamires, i natyrshem e i gjalle ne biseda me njerez te moshave te ndryshme, por duke i sjelle bashkebiseduesit ne nivelin e argumentave te tij.
Kam drekuar e darkuar me te me dhjetera here, ne Tirane e kur jemi ndodhur larg Shqiperise; perhere Fatosi ngelet i njejti: i gezohet shoqerise, i gezohet bisedes me te tjere miq e kolege, i eshte mirenjohes pranise se çdo njeriu ne tavoline jo per te projektuar mes tyre veten si me i madhi, si me i rendeshmi por per dy arsye fare te thjeshta: e do njeriun si qenie, e do jeten shoqerore si mrekulli te ekzistences njerezore.
“Te presim, te duam,” i thashe duke dale. Buzeqeshja e tij e perhershme me duket se me premtoi se do ta kemi serish midis nesh te sheruar, me libra te rinj, ne biseda shoqerore te stolisuara me sinqeritetin e tij, me natyrshmerine e tij te pashoqe, me pranine e tij prej njeriu e shkrimtari me vlera te rralla, te çmuara.