Nga Rezear Xhaxhiu
Te godasesh ne Promenade des Anglais eshte sikur te shkaterrosh kopshtet e Babilonise, sikur ti masakrosh, shkelesh dhe ti urresh ato. Promenade des Anglais (shetitorja e anglezeve) eshte nje parajse e vertete mbi toke dhe buze detit.Nje superbulevard rreth 3 km i gjate brenda se cilit ndodhen te gjitha mrekullite, estetika, bukurite dhe arkitektura qe nje mendje njerezore mund te bashkoje brenda nje siperfaqeje te tille.Me kater korsite e saj, shtrire buze nje deti blu, Bulevardi eshte krenaria e Nices dhe e francezeve,eshte endrra e cdo turisti qe kerkon te mberrije ne France,eshte paqja dhe drita,relaksi dhe raporti i mrekullueshem qe ti krijon mes detit,njerezve te qete e te paqte,ndertesave madheshtore dhe nje gjelberimi dehes.Promenade des Anglais i ka te gjitha cfare mund te doje te shijoje njeriu.Korsine e bicikletave ku qindra te rinj pedalojne nen perendimet magjike te Nices,ka korsine e kembesoreve,te atyre qindra mijra turisteve qe baresin ne te gjitha stinet e viti,ka minikopshtet ku gjallojne dhjetra lloje lulesh te mberritura nga cdo ane e botes.Nje mori stolash blu jane vendosur perballe detit, atij deti qe ka fryumezuar dekade pas dekade poete e romanciere, piktore e kineaste.Jane frymezuar ne ato stola Matiss e Chagall.Pikaso e Mopassan,Andre Breton apo Apollinaire si dhe titane te tjere te letrave boterore.Promenade des Anglais eshte paqja mbi toke,eshte buzeqeshja wordpress mbi det,eshte e bukura dhe estetikja,atje ku njerezit ne shetitjet e tyre e vetmja qje qe nuk mund ti vije ndermend eshte vdekja.Sepse vetem vdekja nuk ka lidhje me ate bote magjike qe buron nga cdo korsi,nga cdo lule,nga cdo stol nga cdo palme apo shnadane ndricimi.Boulvard des Anglais eshte nje klithem kenaqesie e cila frikeson cdo vdekje,cdo deshire per te bere keq….Por….dhe pikerisht ne kete univers paqeje vdekja goditi mbreme,ne momentin kur njeriu i thjeshte,femija me kukullen ne dore,gjimnazistja me crepin e sapoblere,ai cifti italian qe ishte duke u puthur nen driten e fishekziareve ishin duke shijuar magjine e nje nate korriku,ate magji qe ta shumfishon vetem Promenade des Anglais.