Eshtë vendosur një datë për botimin global të librit me kujtime të Michelle Obama, ish First Lady e SHBA-së dhe ajo është 13 Nëntor 2018. Kjo u njoftua nga CEO i Penguin Random House Markus Dohle, i cili zotëron të gjithë të drejtat për botimin në të gjitha gjuhët. Titullohet BECOMING (Të bëhesh Michelle). BECOMING do të publikohet njëkohësisht në 24 gjuhë të botës, dhe botuesi shqiptar do të jetë Botimet Dudaj e libri do të përkthehet nga Ledia Agolli.
Me një jetë të mbushur me kuptim dhe realizime, Michelle Obama shquhet si një nga gratë ikona dhe sfiduese të erës sonë. Si gruaja e parë e SHBA-së-e para grua afroamerikane që ka luajtur një rol të tillë- ajo ndihmoi pafund në krijimin e një Shtëpie të Bardhë mikpritëse dhe gjithëpërfshirëse, për herë të parë në histori, e gjithashtu duke e vënë veten dhe pushtetin e saj në shërbim të avokatisë së çështjes së grave dhe vajzave në SHBA dhe kudo në botë, duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën sesi familjet mund të mësojnë të bëjnë një jetë më të shëndetshme dhe aktive, duke i qëndruar në krah burrit të saj teksa ai drejtonte Amerikën gjatë momenteve më të ngarkuara të saj dhe duke rritur dy vajza me këmbë në tokë, nën sytë e një medieje që nuk të fal.
Në autobiografinë e saj, një punë reflektimi të thellë dhe narracioni tërheqës, Michelle Obama fton lexuesit të hyjnë në botën e saj, duke përjetuar përvojën që e kanë formuar-që nga fëmijëria në pjesën jugore të Çikagos, në vitet kur punonte si drejtuese e lartë, në përpjekje për të balancuar kërkesat që i shtronte mëmësia dhe puna, kohës që kaloi në mjedisin më të famshëm në botë. Me një sinqeritet të thellë ajo përshkruan arritjet dhe zhgënjimet, si personale ashtu dhe publike, duke rrëfyer historinë e saj ashtu siç e ka jetuar-me fjalët dhe shprehjet thellësisht të vetat. E ngrohtë, e ditur dhe zbuluese, BECOMING do të jetë jetëshkrimi intim i një gruaje me shpirt dhe substancë, që i ka tejkaluar pritshmëritë-dhe historia e së cilës na frymëzon të gjithëvë.
Znj. Obama thotë: “Të shkruaja BECOMING ishte një eksperiencë wordpress thellësisht personale. Për herë të parë më dha mundësinë të reflektoj ndershmërisht në trajektoren e papritur të jetës sime. Në këtë libër unë flas për rrënjët e mia dhe se si një vajzë e vogël nga jugu i Çikagos arriti të gjejë zërin e saj dhe të zhvillojë forcën e vet për t’u dhënë fuqi të tjerëve. Uroj që ky rrugëtim imi ta frymëzojë lexuesin për të gjetur kurajën të bëhen ajo që ata dëshirojnë të bëhen. Mezi pres ta ndaj me ju këtë histori.”
www.becomingmichelleobama.com.
An English-language edition of BECOMING will be published in the UK and British Commonwealth territories by Viking, an imprint of Penguin Books at Penguin Random House UK. The book will be published in translation in 23 other languages, including Spanish (Plaza & Janés/Penguin Random House Grupo Editorial); German (Goldmann Verlag/Verlagsgruppe Random House); Portuguese Brazil (Objetiva/Companhia das Letras); Portuguese Portugal (Objectiva/Penguin Random House Portugal); Catalan (Rosa dels Vents/Penguin Random House Grupo Editorial); French (Editions Fayard); Albanian (Dudaj Publishing); Arabic (Hachette Antoine/Naufal); Complex Chinese (Business Weekly Group); Czech (Argo); Danish (Lindhardt og Ringhof); Dutch (Hollands Diep); Finnish (Otava Publishing Company); Greek (Athens Bookstore Publications); Hebreë (Yedioth Books); Hungarian (HVG Publishing Co.); Italian (Garzanti); Japanese (Shueisha); Korean (Ëoongjin Think Big Co., Ltd.); Lithuanian (Alma Littera); Norëegian (Cappelen Damm); Polish (Agora Publishing House); Swedish (Bokförlaget Forum); and Vietnamese (First News – Tri Viet Publishing Co., Ltd.)./Do të botohet njëkohësisht edhe në 24 gjuhë të botës. Në shqip vjen nga Botimet Dudaj