Szternfeld ose poeti që nuk rreshti së kërkuari rrënjët

Nga Erla VELAJ

Zvika Szternfeld është një poet që duket s’ka rreshtur së përcjelluri rrënjët në artin e tij, duke shkruar kështu një përsosuri poezish, mbi thelbin e njeriut, dhe duke i endurmë pas një trajtë, një veshje gjithëfarë ngjyrash të praruara motivesh hebreje. Mendoj thellësiht se Zvika Szternfeld me krijimtarinë e tij i bën autopsinë jo vetëm shpirtit hebre, por edhe shypësit, frymamarrësit, jetëdhënësit, qënies që jeton kudo në botë, në vendim e vet, me aromën, traditën, gjuhën simbolet, gjakun që rrjedh deri në vdekje. Izraeli është i katërmbëdhjeti vend në botë për konsumin mesatar të shamive prej letre për person:

“Ndoshta dozimi i lotëve/jep të drejtën për të bukurin vend të katërmbëdhjetë,/ndoshta trishtimi nga cepat e syve”.

Mendova, po Ana Frank, a pati kohë ta përdorte shaminë e saj të qëndisur me lulet e pranverës së fundit, apo e la diku të palsour në cantën e shkollës, apo e harroi në xhepin e vogël të fustanit të vajzërisë, në qashtërinë e buzqëqeshjes, në karficën mbi flokët e zinj, në mençurinë e mendimeve, në sirtarin e dëshirave të pathëna e të pashkruara dot? Apo mos ndoshta e flaku tej, se nuk e ngushëllonte dot më njomësinë e lotëve të saj dhe i shtonte së tepërmi dhimbjen e një jete që po këputej. Shamitë për çdo person u shpërbënë dhe lotët e të gjitha ana-ve të vogla e të rritura me të gjithë të dashurit e tyre u thanë mollëzave, duke përshkruar udhën drejt qafës, kraharorit, për t’u ndalur një herë e përgjithnjë aty. Bëra këtë paralelizim me Ana Frank jo më kot, sepse këto poezi më ndërmendën heroinën time hebreje të fëmijërisë që iu përmbys bota bashkë me mitet, besimet, tempujt, perënditë, kryqe të rëna dhe engjëjve që i ishin shfaqur  ëndrrave më të bukura jo vetëm u kishin prerë krahët, por ishin shndërruar në fytyra të vrazhda naziste, që përdhunshëm ia tërhiqnin trupin e pakët në një ferr tokësor.Ajrit të kushtëzuar që krijon vende të ftohtanë palcën e verës?

Faleminderit engjëj  /që e konsideroni të denjë/shpimin e kaktusit/në një dorë të zhveshur.

Tashmë edhe ne jemi më të denjë”.

“ Duke dashuruar engjëjt”

Një ironi e hollë që shpon tej përtej kujtimet, të kaluarën e pashqitshme të mizorive të panumërta çnjerëzore, për t’iparë edh një herë të vertetat lakuriqësisht të ndera në një dritë të re, ku ka shpresë, po nëpër sa gur u gërvishtën shpirtërat, për t’i harruar të gjitha? Nëpër sa labirinte përshkuan një pjesë për ta jetuar edhe kur jeta ishte më e pajetueshme se kurrë? Kjo jetesë që do të na vinte e gjallë përmes aq shumë veprash të mëdha për të na zgjuar humanizëm e për të mësuar të jëmi sot më të mirë se dje.

E huaj dhe e përpiktë, /fryma e kohës/zbulon brinjët/e shndërruara në fije lidhëse”.

Për të kuptuar dhe ndjerë tjetrin edhe pa ecur në këpucët e tij, në hapat e tij çapëlehtë që na rrëfen edhe një herë, stërmundimin, për ta lënë shpirtin e lodhur në duart e vdekjes. Për tëshpëtuar nga tekat e ndjenjës, që papritur ajri, uji, buka në një momënt shndërrohen në luks, dhe ah sa e ëmbël duket vdekja, çfarë gjumë i pafaj, që ti rëndon qepallat plumb e të merr pranë vetes e të josh pakuptuar, pa lënguar, që trupin e ka mbuluar dëbora,dhe gjithçka kthehet në hiç, identiteti në njëunmër, dhe sado të duam të harrojmë njerëzit që humbën është muzika, arti e vërteta që mban gjallë mos’harrimin më sublim të saj. Poezitë kanë të gjitha kuptim, vargjet një kujdes deri në thyerje, sa duket fare e pakët të lexohet vetëm një poezi, s’do të mjaftonte asnjëherë.

Nuk është dhe aq e tmerrshme /që ti i harrove këpucët në një hotel në Pragë./Ato ecinduke përdorur hapat e tua//dhe mbushen me pika shiu/ndonëse ti nuk je më aty./Asnjë gozhdë nuk do të hyjë në thembra/dhe po të vishen ndonjëherë qoftë edhe për pak/dhe nëse ndodh që njëra këpucë të rrëfehet/ajo nuk do t’i zbulojë kurrë vendet/ku ti ke qenë/për t’u vet’harruar”.

 

“Jo dhe aq e tmerrshme”

 

One comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *