Surpriza e të rinjve, diell dhe libra në “Shtëpinë e të Moshuarve”

Dielli i fundjaves nuk ishte i vetmi, që ofroi ngrohtësi për gjyshërit dhe gjyshet në “Shtëpinë e të Moshuarve”, në kryeqytet. Vizitorët specialë ishin të rinj e të reja, që shoqëroheshin nga shkrimtari e skenaristi i mirënjohur, Ylljet Alickaj. Me zemra të mbushura plot dashuri dhe duar plot me libra, ata kanë kaluar një paradite të këndshme, në shoqërinë e njëri – tjetrit. Menuja : caj mali, biskota, bisedë për letërsinë, dashuri dhe emocione të forta! Gjithashtu, filmi i fundit me autorësi nga Alickaj, dedikuar moshës së tretë u ndoq me kërshëri, duke i “zhytur” të pranishmit në kujtime dhe për t’u komentuar më pas, me tone nostalgjie. “E vlerësoj këtë nismë, që më dha mundësinë të jem pjesë e një ambjenti të tillë, që ka brenda më shumë eksperiencë dhe mësime jete, sesa cdo vend tjetër. Dua t’i përgëzoj gjithashtu këta të rinj, për bisedën mes brezash” – citoi ndër të tjera, profesor Alickaj. Bibliotekës së “Shtëpisë së të Moshuarve” i shtohen kështu dhjetëra tituj të rinj librash, ndërsa kujtimeve të tyre edhe fotot e shkrepura, në këtë ditë të vecantë. “Dhuro kohë, rrëmbe buzëqeshje” quhet iniciativa më e fundit nga “Shërbimi Kombëtar për Rininë”, që për cdo fundjavë paraqet “ngjyra” të reja, në tablonë e rinisë shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *