Sundimtarët e mëdhenj të lashtësisë: Paçakuti, ndërtuesi i Maçu Piçu

Paçakuti kishte ndikim mbi mbretërinë Kuzko gjatë shekullit XV, dhe shpejt filloi një ekspansion ushtarak që rezultoi në themelimin e Perandorisë Inkase. I kënaqur me suksesin e tij, Paçakuti filloi ndërtimin e pallateve memoriale mbretërore, në të cilat mund të jetonte vetë bashkë me shërbëtorët e tij. I ndërtuar ndërmjet viteve 1460- 1470, Maçu Piçu ishte projekti kryesor dhe simboli i fuqisë hyjnore së Paçakutit.

Me emrin e tij që rrjedh nga fjalët për “kulmi i vjetër”, Maçu Piçu është ndoshta përfaqësuesi më madhështor i qytetërimit Inkas. Ideja për aspektin fetar të Maçu Piçut, është e lidhur me një kolonadë ceremoniale prej guri që gjendet brenda qytetit. E njohur si një intihuatana (mburoja nga dielli), kolona e gurit përdorej nga priftërinjtë gjatë muajve të dimrit për të “lidhur” Diellin me gurin, në mënyrë që ai të mos largohej asnjeherë.

Gjithësesi, falë pjesërisht pushtimit spanjoll, zona ishte e banuar për rreth 80 vjet para se të braktisej. Edhe pse popujt të ndryshëm indigjenë vazhduan të jetojnë aty pranë, Maçu Piçu u harrua për shekuj me rradhë. Hiram Bingham III, exploratori i famshëm amerikan dhe i pari jo-vendas që pa rënojat që nga epoka e konskusitadorëve spanjollë, tha për Maçu Piçun:”Pak romanca mund të tejkalojnë ndonjëherë atë të qytezës prej graniti në majë taracave të Maçu Piçu-t, kurorën e tokës së Inkasve”. /www.bota.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *