Sulltani i joshjes Omar Sharif, sukses, kumar e vetmi

“E kuptova se nuk kisha rënë në dashuri, sepse nuk dhimbte kur historitë mbaronin”.

Omar Sharif, aktori i jashtëzakonshëm egjiptian që bëri për vete Hollivudin (ka marrë pjesë në më shumë se 70 filma) e ka shkuar jetën mes suksesit, vetmisë  dhe kumarit. I njohur për marrëdhëniet e tij të shumta me femra të ndryshme, ai është cilësuar si Sulltani i joshjes, por marrëdhëniet e tij ishin të shkurtra, dhe zgjasnin po aq sa edhe xhirimet e filmave. Barbara Streisand, pas xhirimit të muzikalit “Funny girl”, deklaronte se është shumë e vështirë të reshtësh së dashuri kur regjisori i filmit thotë stop.

Aktori i njohur egjiptian, Omar Sharif, ylli i filmave “Doctor Zhivago” e “Lawrence of Arabia” nuk qe kurrë aktori tipik. Jetonte në hotele dhe arsyeja ishte pikërisht frika nga të qenit vetëm.  Më 1978, ai humbi 750,000 paund në një ruletë në Paris dhe qe i detyruar të shiste shtëpinë. “Nuk dua asgjë tjetër përveç disa rrobave. Jam vetëm dhe tërësisht i thyer. Çdo gjë do të ishte kaq ndryshe nëse do të kisha gjetur gruan e duhur”, pat thënë ai. Omar Sharif ka qenë një mashkull sharmant dhe nuk i kanë munguar historitë e dashurisë. Kanë qenë disa femrat që ranë në krahët e tij: Barbara Streisand, aktorja franceze Catherine Daneve, Tuesday Weld, Diane McBain, Ingrid Bergman, Barbara Bouchet.

Emri i tij i vërtetë ishte Majkëll Demetri Shalhoub(1932-2015), i biri i një biznesmeni të quajtur Jozef e Klarës, një gruaje shumë të afërt me mbretin Faruk të Egjiptit. Nëna e Sharifit, siç ka shkruar shtypi i kohës, ishte një bukuroshe e admiruar për pamjen, veshjen dhe sharmin. Ajo punonte si mikpritëse në disa hotele e klube të njohura të Kairos.

I lindur në Aleksandri, ai e kish nisur karrierën në filma egjiptianë. Në moshën 30-vjeçare la rërërat e Saharasë për të hyrë në një botë tjetër filmike në rolin e epik si Sharif Ali në filmin e David Leanit, “Lorenci i Arabisë” me të cilin u përmend për Oscar. Pas kësaj shumë shpejt u bë yll i madh në filmat si “Doctor Zhivago” dhe “The Nights of the Generals”.

E vetmja dashuri

Ende në moshë të re, në vitin 1954 Sharifi mori pjesë në filmin “Në luginën përballë” me aktoren Faten Hamama, e cila e puthi jashtë xhirimeve, ndonëse kish refezuar ta puthte gjatë skenave të filmit. Aktorët u dashuruan me njëri-tjetrin, dhe për hir të saj, Sharif përqafoi islamin dhe u martua me Faten Hamama. Çifti u bënë prindër të një djali, Tarek Sharif, i lindur në vitin 1957 në Egjipt. Tarek, u shfaq tek “Doktor Zhivago” si Yuri në moshën tetëvjeçare. Pak vite më vonë, më 1966 ata u ndanë dhe martesa e tyre përfundoi në divorc në vitin 1974. Sharif nuk u rimartua kurrë madje deklaroi pas divorcit se nuk do të dashuronte kurrë një grua tjetër.

Kufizimet në lëvizje që vuri Egjipti, bënë që Sharif të vendoste të qëndronte në Evropë ndërkohë që xhironte- një vendim që i kushtoi atij martesën me Faten Hamama, edhe pse ata mbetën miq. Ishte një udhëkryq i madh në jetën e Omar- nga një njeri familjar u kthye në një beqar të përjetshëm që jetonte në hotele evropiane.Kur komentonte famën e tij dhe jetën në Hollywood, Sharif thoshte: “Ai(Hollivudi) më dha lavdi, por edhe vetmi gjithashtu. Bëri që të më mungonin shumë toka ime, populli im dhe vendi im”. Në kohën që marrëdhënia e tij me Barbara Streisand u bë publike në shtypin egjiptian, atij pothuaj iu hoq shtetësia nga Egjipti, për shkak të origjinës hebreje të Streisand. Marrëdhënia e tij me të, tingëllonte si mbështetje për Izraelin, në një kohë që ishte në gjendje lufte me Egjiptin.

Dënimet

Përtej ekranit, ai nuk ka qenë gjithnjë një njeri shembullor, madje as në të 70-at. Në vitin 2003 ai u dënua me 1 muaj burg dhe një gjobë prej 1,500 eurosh sepse goditi një polic në kokë në një kazino pariziene. Në vitin 2005 për shkak se pat sulmuar një punonjës parkimi në Beverly Hills, u dënua me dy vite shërbime komunitare. Ai shpesh do ta përmendte se nuk e donte vetminë dhe bota e filmit ishte e duhura për t’i ikur asaj. Nuk iu desh shumë kohë për ta pushtuar, duke u bërë njëri prej yjeve të Hollywoodit.

Pesë paketa cigare në ditë, lojëra me letra, jetë të ç’rregullt, vetmia dhe mosha bënë që shëndeti itij të përkqeëqsohej. Në vitin 1990 ai ndjeu probleme me zemrën, mandje u mësua se vuante edhe nga Alzhemaier.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *