Aktori dhe dramaturgu Sulejman Pitarka lindi më 2 shkurt 1924 dhe u nda nga jeta në vitin 2007. Ai ishte nga Dibra e Madhe në Maqedoni. I diplomuar për financë ai punoi 9 vjet në bankë, por talenti e çoi vetiu drejt aktrimit qysh kur kryente shërbimin ushtarak në vitet 1945 -1947 dhe me pas në Lëvizjen Amatore të qytetit të Durrësit. Në vitin 1951 filloi pune si aktor në Teatrin Popullor, ku interpretoi rreth 70 role. Luajti Hasan Agën te komedia “Prefekti” i Besim Levonjes; Shcepkinin te “Revizori” i Gogolit; profesorin te “Borgjezi fisnik” e Molierit; në dramen e Brehtit “Arturo Ui” luajti rolin e aktorit, ku perdori me mprehtësi e finesë elementet e groteskut. Me figurën e Rrapo Shkembit te drama “Shënomeni dhe mua” të H.Minarollit, fitoi çmimin si “Aktori më i mirë” ne Festivalin e Teatrove (1976). Me rolin e xha Bakos te komedia “Zonja nga qyteti” e Ruzhdi Pulahës si dhe atë të xha Nuros te drama “Furrnalta” e po këtij autori (1979), krijoi dy tipa popullore, njerëz babaxhanë, të humorit dhe shakasë: i pari, i shqetësuar për punën dhe thumbues i veseve, i dyti me merak për situaten politike dhe hallet e bijve. Një nga pikat e larta të aktrimit te S.Pitarkes ishte krijimi i figures së Sulejman Vokshit te drama “Epoka para gjyqit” e Ekrem Kryeziut (1980), e cila u dha ne permasa epike, me nje shprehesi te dukshme si ne te jetuarit e botes se brendshme te heroit ashtu edhe ne vizatimin plastik te tij. Në moshen 81-vjeçare, pas një ndërprerjeje prej më shumë se 15 vjet pa dale në skenë, luajti rolin e babait (Lonit) në dramen “Pjata e drunjtë” (2005) të E.Morris, me të cilin dëshmoi rishtazi fuqinë e talentit të tij, vërtetësinë dhe emocionalitetin e larte të aktrimit. Me kete rol fitoi çmimin e pare si “Aktori më i mirë” neë festivalin mbarëkombëtar të aktrimit “Apollon” 2005.
Pitarka shkroi disa drama, por u bë i njohur veçanërisht me dramën “Familja e peshkatarit” (1956), e cila çmohet si një nga më klasiket e dramaturgjise shqipe te periudhes se Realizimit Socialist. Ajo ka pasur shumë venie skenike në teatrot shqiptare në kohë të ndryshme, në Shqipëri e Kosovë. Drama sjell përjetimet e anëtarëve të një familjeje qytetëse, atë të peshkatarit Jonuz Bruga, në vitet e pushtimit fashist. Konflikti i saj sendërtohet saje qëndrimeve politike të ndryshme dhe përfshirjes së tyre ne Luftën ANÇ. Ai ka interpretuar edhe tek “Debatik”, Sokrat Dhembon te “Horizonte të hapura”; gjeneralin italian te “Gunat përmbi tela”, xha Avdiun te “Gjeneral Gramafoni”, Lipen te “Pas gjurmeve”, te filmi “Ballë për ballë” krijoi Zheleznovin, etj. Në prill të vitit 2000 u nderua me “Çmimin e Karrierës”, ndërsa në shkurt 2002 me titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”. Mban titullin “Artist i Popullit”. Vdiq në Tiranë, me 24 mars 2007.