“Suicide Squad” vjen premierë në kinema Millennium prej datës 4 gusht me një kast aktorësh për të mos u humbur.
I sapokurorëzuar më 1 gusht 2016 si filmi më i mirë në Teen Choice Award dhe për aktoren më të mirë (Cara Delevigne) “Suicide Squad”, vjen premierë për publikun shqiptar një ditë para se të fillojë të shfaqet për publikun amerikan.
Will Smith, Jared Leto, Margot Robbie, Joel Kinnaman, Cara Delevingne etj është kasti i aktorëve që interpreton në “Suicide Squad”
Në film janë përfshirë edhe dy nga karakteret më të njohura në botën e kinemasë: Joker interpretuar nga Jared Leto dhe Harley Quinn interpretuar nga Margot Robbie.
Për t’u përgatitur për rolin e tij, Will Smith qethi kokën, u trajnua me forcat detare dhe rojet ushtarake duke rezultuar një nxënës shembullor dhe mjaft i shpejtë në përvetësimin e teknikave dhe përdorimin e armëve sikundër e kërkonte edhe roli i tij.
Historia e filmit “Suicide Squad”, tregon për një agjenci sekrete shtetërore e udhëhequr nga Amanda Waller qe rekruton superkriminelë për disa misione tepër të fshehta në këmbim të lirisë.