Megjithëse thuhet se janë etërit që themeluan filozofinë perëndimore studentët kanë kërkuar që të hiqen nga programi mësimor. Ngjarja ka ndodhur në një universitet prestigjioz të Londrës, ku stundetët kërkojnë që emra si Platoni, Dekarti dhe Emanuel Kant duhet të hiqen nga programi i tyre i studimeve për shkak se janë të bardhë.
Unioni i studentëve në Shkollën e Studimeve Orientale dhe Afrikane (SOAS), këmbëngul që shumica e filozofëve në kurset e tyre duhet të jetë nga Afrika dhe Azia. Unioni ka deklaruar se kjo është pjesë e fushatës së tyre më të gjerë për të “dekolonizuar” universitetin, ndërsa ka kërkuar që të “trajtohet trashëgimia strukturore dhe epistemologjike e kolonializmit”.
Sipas propozimeve për reformën në arsimin e lartë, qeveria dëshiron që të vendosë kënaqësinë e studentëve në qendër të një sistemi të ri rankues, por kritikët kanë frikë se kjo mund të minojë integritetin akademik.
Sir Roger Scruton, filozof, ka thënë se kërkesat sjellin “injorancë”. “Ju nuk mund të përjashtoni një hapësirë kaq të madhe përpjekjesh intelektuale pa e hetuar atë dhe në mënyrë të qartë ata nuk e kanë hetuar çfarë duan të thonë me ‘filozofi e bardhë”, u shpreh ai për “The Mail” të dielën.
“Në qoftë se ata mendojnë se ka një kontekst kolonial nga e cila lindi ‘Kritika e arsyes së kulluar’ së Kantit, unë do të doja ta dëgjoja atë kontekst(cili është)”.
Ndërkaq, Sir Anthony Seldon, zëvendës-kancelari i Universitetit të Buckingham, shtoi: “Ka një rrezik real se korrektësia politike po del jashtë kontrollit. Ne kemi nevojë për të kuptuar botën siç ishte dhe jo të rishkruajmë historinë siç disa mund të dëshirojnë që bota të ketë qenë”.
Unioni i studentëve në SOAS- një qendër studimore për Azinë, Afrikën dhe Lindjen e Mesme, deklaroi se “dekolonizimi” i universitetit dhe “përballja me institucionin e bardhë” është një nga prioritetet e këtij viti akademik.
Unioni shtoi se “filozofët e bardhë” duhet të studiohen vetëm “nëse është e nevojshme”, duke shtuar se puna e tyre duhet të mësohet vetëm nga një “këndvështrim kritik”. “Për shembull, duke pranuar kontekstin kolonial në të cilin të ashtuquajturit filozofë të ‘Iluminizmit’ e shkruan”.
Erica Hunter, drejtuese e Departamentit të Feve dhe Filozofisë në SOAS tha se pikëpamja e Unionit të Studentëve ishte “tepër qesharake”, duke shtuar: “Unë i qëndroj me forcë (kundër) hedhjes së filozofëve apo historianëve vetëm se ishte në modë”.
Dr.Deborah Johnston, drejtuese e (Learning dhe Teaching), tha se: “Një nga pikat më të forta të SOAS është se ne i kemi shikuar gjithmonë çështjet botërore nga perspektiva e rajoneve që studiojmë – Azi, Afrikë dhe Lindje e Mesme.
“Debati i informuar, kritika dhe diskutimet në lidhje me programin mësimor që ne bëjmë është një pjesë e shëndetshme për ndërmarrjet akademike.”
(The Telegraph-Pasqyre.al)