“Stranger than Kindness”, Çmimi i 22-të Ndërkombëtar Onufri sot në GKA

Galeria Kombëtare e Arteve e mbështetur nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë prezanton për publikun edicionin e XXII të Çmimit Ndërkombëtar Onufri, me titull “Stranger than Kindness – Mitrush Kuteli”, kuruar nga artisti shqiptar Fani Zguro. Ekspozita do të instalohet në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve dhe pjesë e saj do të jenë gjithashtu edhe dy projektet speciale “Kinema” dhe “Taxi” (kjo e fundit e merr zanafillën nga projekti zanor i Anri Salës “No Formula One, No Cry – Taxi”). E frymëzuar nga hiti i Nick Cave and the Bad Seeds “Stranger than Kindness”, ky edicion i kushtohet shkrimtarit shqiptar Mitrush Kuteli (1907-1967).

Artistët:
Hamra Abbas, Klodiana Alia, Luca Bolognesi, Guri Bulovari, Erik Bünger, Kajsa
Dahlberg, Nico Dockx, Jakup Ferri, Ulrika Ferm, Regina José Galindo, Rä di Martino,
Dora Garcia, Manuela Garcia, Yllka Gjollesha, Khaled Hafez, Pablo Helguera, Dejan
Kaludjerovic, Ilir Lluka, Edson Luli, Christopher Milne, Haroon Mirza, Museo Aero
Solar, Bruno Muzzolini, Ferhat Özgür, Klodian Pasku, Steve Piccolo, Leonard Qylafi,
Pipilotti Rist, Damien Roach, Karl Ingar Røys, Anri Sala, Tomas Saraceno, Mariette
Schiltz and Bert Theis, Arjan Shehaj, Bert Theis, Josephine Turalba, Esmé Valk,
Daniwlle Van Ark, Desmond Xhixha, Helidon Xhixha, Shingo Yoshida, Ergin Zaloshnja

Fani Zguro ka lindur më 1977 në Tiranë. Jeton dhe punon në Berlin.

Ekspozita do të hapet dt. 15 dhjetor 2016, ora 18.00 dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 1 shkurt 2017.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *