STERVITJA ME E MIRE PER TRURIN? LEXIMI I SHEKSPIRIT!

Nje ekip i përbërë nga shkencëtarë, studiues dhe psikologë britanikë pohon se leximi i veprave klasike si ato të Shakespeare, ka një impakt me përfitime në trurin e njeriut. Saktësisht, ekspertët kanë dalë në përfundimin se leximi i disa autorëve klasikë mund të jetë frutdhënës përsa i takon shtimit të aftësisë së vëmendjes dhe stimulimit të vetreflektimit. Sipas studimit të realizuar, kryerja e një aktiviteti të tillë i jep një marsh plus trurit të njeriut, për më tepër, që t’i dedikohet edhe më shumë leximeve.

Kërkuesit kanë zbuluar se leximi i poezisë, veçanërisht, shton aktivitetin e hemisferës së djathtë të trurit, zonë e njohur për lidhjen me kreativitetin dhe memorien autobiografike. Kurioz është edhe fakti që ky lloj leximi mund të jetë më i vlefshëm për mendjen dhe trurin, sesa librat aktualë, të cilët mund të jenë më në modë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *