Spektakli më i ri në Tv Klan/ Olti Curri: Fytyrën ta pafsha, zërin mos ta dëgjofsha! Ta bëjnë dhe jurinë me playback

Me shumë bujë ka nisur mbrëmjen e sotme, spektakli më i ri në TV Klan, “Your face sounds familiar”, i cili prezantohet nga Alketa Vejsiu.

Komentet dhe lajmet kanë vërshuar ngado, por gazetari Olti Curri, i cili ka bloggu-n më  të madh në vend, jo vetëm ka “pickuar ” me thumba disa nga performancat, por ka vënë në pah edhe një problem që e kanë gati shumica e spektakleve në vend, ku: Askush nuk këndon live. Ndaj, Curri mendon se është e udhës që edhe juria të jetë playback.

“Nejse ky formati ‘Your face sounds familiar’ në shqip “Ftyrën ta pafsha, zërin mos ta dëgjofsha”…i lezetshëm…sikur ta bëjnë edhe jurinë me playback do ishte super…”, shkruan Olti në faqen e tij.

 Ai ka ndjekur spektaklin dhe nuk ka hezituar të bëjë ironi me performanca të ndryshme. Ja disa prej tyre:

-Bravo Adelina Tahiri…e ke sjellë imitimin e Jennifer Lopez, sikur po vraponte për të kapur autobusin e Kombinatit dhe e përplas makina e zjarrfikses…ndërkohë që vazhdonte të këndonte dhe kërcente.

Endri duke kënduar “Siamo soli” na dha një ide si do të kishte kënduar Vasco Rossi po të kishte bërë ushtrinë në Korçë…

 
 
 
 
 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *