Sot nisi vjeshta! Arsyeja pse ndodhi më 22 shtator dhe ca mite të tjera

Vjeshta zyrtarisht fillon sot. Dhe ndoshta ju nuk e dini, por ashtu si pesë vitet e fundit, data e nisjes nuk është më 21 shtatori. Data e caktuar për fillimin e stinëve është thjesht një mit, ndërsa ekuinoksi është një moment që këtë vit bie, mërkurën, më 22 shtator.

Por nuk është vonë, edhe nëse tradita e do që vjeshta të nisë në datën 21 shtator, një traditë që është injoruar për të gjashtin vit radhazi. Në vitin 2015, dita e parë e vjeshtës ishte 23 shtatori, njëlloj si në 2018-ën, në 2019-ën,  22 shtatori në  vitin 2020, 2016-ën dhe 2017-ën.

Ky ndryshim varet gjithmonë nga rrotullimi i vazhdueshëm i Tokës rreth Diellit (365 ditë, 6 orë, 9 minuta dhe 10 sekonda që kthehet në linjë çdo 4 vjet me një ditë shtesë në vitin e brishtë) dhe nga momenti në të cilin atje është kalimi perfekt i ekuinoksit.

Ekuinoksi në astronomi është ai çast kohor (jo një ditë e plotë) kur qendra e Diellit mund të vëzhgohet drejtpërdrejtë sipër ekuatorit tokësor, rreth 20 marsit dhe 23 shtatorit të çdo viti.  Në këto dy data, dita dhe nata janë të barabarta, secila nga 12 orë. Gjatë baraznetëve, dielli lind saktësisht në lindje dhe perëndon me saktësi në perëndim

Drita

Në të vërtetë, periudha e dritës është gjithmonë pak më e gjatë se ajo e errësirës e cila pastaj zgjat më shumë duke shkuar drejt dimrit në hemisferën veriore ndryshe nga ajo që ndodh në hemisferën  jugore. Ekuinokset janë ditët e vetme kur dielli lind ekzaktësisht në lindje dhe perëndon ekzaktësisht në perëndim. Nga ky moment nata merr Polin e Veriut, Poli i Jugut prek gjashtë muajt e dritës.

Llogaritja e stinëve

Sipas astronomisë, stinët fillojnë gjithmonë rreth datës 20 të muajit. Ky nuk është rasti për meteorologët që i llogarisin ato njëzet ditë më parë. Pra, për ta tashmë është vjeshtë nga fillimi i shtatorit dhe do të jetë dimër duke filluar nga 1 dhjetori.

Mitet

Ekziston gjithashtu një mit i lashtë i lidhur me ndryshimin e stinëve. Persefoni ishte vajza e Zeusit dhe Demetrës, perëndeshës që kontrollonte ritmet e tokës. E rrëmbyer nga Hades dhe e çuar në nëntokë, ajo kaloi 6 muaj të vitit këtu, vjeshtën dhe dimrin. 6 muajt e tjerë gëzimi i madh i nënës së saj që e kishte pranë, çoi në lulëzimin e tokës.

Sipas traditës pagane britanike, Zoti i bimësisë dhe të lashtave, Mabon, mbetet i ri përgjithmonë. Edhe në traditën e druidëve, festohet ekuinoksi i lidhur me korrjet. Emri i festivalit është Alban Elfed, drita e ujit.

Historia

Majat ndërtuan piramidën El Castillo në Chichen Itza, Meksikë, në mënyrë që një gjarpër drite të zbriste shkallët gjatë ekuinokseve të vjeshtës dhe pranverës. Romakët gjithashtu luanin me ekuinoksin. Data e lindjes së Perandorit Augustus binte pikërisht në fillim të vjeshtës.

22 shtatori është dita që revolucionarët francezë zgjodhën si të parën e vitit, vit që filloi me vjeshtën dhe muajin e vjeljes së rrushit./revistawho.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *