Sot 548-vjetori i vdekjes së Skëndërbeut, Artan Lame: E mallkojmë apo e lëvdojmë por është i pranishëm

 

Përvjetori i vdekjes së Skëndërbeut kujtohet në një mënyrë të veçantë nga koleksionisti Artan Lame. Ai ka sjellë një sërë imazhesh të tij me postimin e mëposhtëm:

Sot asht 548 vjetori i dekës së Skanderbegjut. I vetmi ndër arbërorë që kemi tash sa shekuj që e shajmë apo lëvdojmë, e hyjnojmë apo e mallkojmë, zihemi a debatojmë, por që megjithatë mbetet kaq i pranishëm çdo ditë edhe sot, në daç për t’i blatuar përulje respekti mbi varrin e paeshtër, apo në daç për të qeshur me batutën e Gjinit: “Skanderbegu kishte i kapele me i dhi m’te”.

Eh, o Gjergji ynë, ke me kalue plot shekuj të tjer midis reve të maleve, ku vazhdojne përjetshëm dyzime Jerinash arbnore t’mbërthyeme midis Lekve andrrimtarë e Palve toksorë.
A.

FB_IMG_1453031105436

FB_IMG_1453031109202

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *