Kanionet e Osumit, mali Tomorr, urat shekullore dhe shpellat si pasuri natyrore të lakmueshme për turizmin, e bëjnë Skraparin, një zonë me resurse të pasura për zhvillimin e turizmit të aventurës dhe atë malor.
Kjo bashki është përfshirë në programin “Saret” i bashkëfinacuar nga qeveria daneze dhe gjermane. GTZ zbatuesja e projektit ka njohur fermerët me mundësinë për shndërrimin e zonës në një vend mikpritës turistik.
Ole Henrikes drejtor i projektit: Mbështetja jonë bazohet në dy kolona, njëra që është mbështetja për grante, mbështetje në investime fizike dhe mbështetje në rritjen e kapaciteteve. Sot po startojmë fazën informuese në lidhje me mbështetjen e turizmit të zhvillimit rural dhe jemi këtu që të njoftojmë të gjithë të interesuarit në bashkinë e Skraparit, se si mund të përfitojnë nga kjo skemë. Në synojmë që të ofrojmë mundësi njerëzve që jetojnë në zonat rurale për zhvillimin e turizmit rural.
Bashkia e Skraparit u bëri thirrje banorëve të zonës të shfrytëzojnë të gjithë mundësitë për të përfituar nga projekti për zhvillimin e turizmit aventuror, që do qëndrojë i hapur për aplikime deri në mars 2017.