Skenografi Bashkim Zahaj: Dy fjalë Shkrelit për bunkerin e vendstrehimin

bunekri

Bashkim Zahaj
I nderuar z Shkreli.
I befasuar nga mbrojtja juaj që i bëni bunkierit në mes të ministrive po mekem se thëni një problem të madh: vetëm atë artistik.
Formimi juaj i lakmueshëm dhe përgatitja intelektuale si një njohës i mirë i arkitekturës, në libër dhe letër, ma bejnë të pabesueshme ligjëratën tuaj për muzeun dhe konkretisht të bunkerit. Si dhe e vë re nuk e kam në thonjëza fjalen- bunker -pasi ai është i vërtetë, bunker, me hekur beton dhe dimension real. Pra objekt konkret i ndërtuar nëpërmjet punës reale të pagueshme me orë punë, domethënë jo i krijuar, jo formë e tjetërsuar ku objekti dhe subjekti udhëhiqen nga krijimi ( gjëra që ju i dini shumë mirë) dhe kanë edhe autor me të drejta të plota autorësie. Thënë këto, ky ndërtim real sjell dy të këqija të mëdha, e para nuk është autokton pra jo historikisht i vërtëtë duke dezinformuar publikun e mëvonshëm (kur unë e ti nuk do të jemi më) të cilët do ta quajnë të vërtetë se është ndërtuar nga sistemi diktatorial gjë që ne e dimë se nuk është e vërtëtë. Po i njëjti gabim që u bë në hyrje të bllokut ku një i huaj më pyeti në se vërtet aty kishte patur një hyrje miniere?( kujto trarët mbajtës) Më tej akoma thoni se do ta lini ashtu siç është me dëmtime, pra nje element tjetër që e bën edhe më të besueshëm të qenit real dhe aspak artistik.
E dyta, ju kam admiruar në shpjegimet tuaja mbi arkitekturën dhe urbanistikën e qendrës së ministrive bërë nga italianët dhe të them të drejtën kam xhelozuar njohjen tuaj dhe dëshirën për të ruajtur të paprekur ketë thesar të pa çmuar të arkitekturës sonë (megjithëse gropën aq të bukur të lulishtes në mes ja bëtë “gropën”) e çdo tu thonë kalamajtë tuaj ( se të mitë e dinë ) kalamajve të tyre se ky bunker është ndërtuar nga regjimi i dikurshëm? ( se nga italianët jo se jo ) dhe ja se si është dëmtuar gjatë ardhjes së demokracisë? ( se kush do mbaj mend se ç’ndodhi mbi të). Apo mos vallë vazhdoni të ngulni këmbë se është vepër arti? Kjo do të ishte shumë, po shumë e pahijshme në respekt të artit dhe artistëve.
Dhe tani vjen nje moment non sens. Brenda vend strehimit që është i vertëtë dhe vërtet i ndërtuar nga regjimi vihet dorë, .pra trajtohet duke e moderuar dhe kuruar estetikisht, .pra i hiqet e vërteta. Përsëri do të kemi një imazh të zbukuruar dhe jo real kur e vërteta nuk është kështu. Është e kotë të të sjell në kujtesë eksperiencat botërore pasi tashmë ka kohë që njerëzimi nuk ka më dilema për atë se çfarë quajmë vepër arti dhe jo. Mungesa e reaksionit artistik që po ndodh në Tiranë nga largimi i pjesëmarjes se artistëve në vendimarrjet e qytetit nuk duhet t’ju lejoje juve që të mos i paramendoni ata.
Me të gjitha sa thashë akoma nuk e besoj se ato çka keni thënë burojnë nga formimi juaj profesional, dhe në është e tillë mos e shkëmbeni thesarin e intelektit me urdhërat e momentit ngado që të vijnë ato.

2 comments

  • Nese nuk do te ishte bunker do te ngaterrohej me nje hyrje metroje, qe Tirana nuk e ka apo me dicka tjeter…

    Reply
  • ai eshte bunker atomik dhe iu vlen turisteve per te identifikuar se per cfare behet fjale. eshte thjesht muze simbol i te shkuares, thjesht per ta njohur te shkuaren,. mendoj une,.

    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *