Vendi më i vizituar në Shqipëri për sportet e ujit në turizmin malor, Kanoni i Osumit në Skrapar, është dënuar me vdekje. Qeveria shqiptare po i hap rrugë ndërtimit të tre hidrocentraleve në Bigas dhe Veleshnje, të cilët praktikisht asgjesojnë gjithë industrinë e turizmit në atë zonë.
Edhe pse Kanionet e Osumit janë “Monument Natyre” dhe çdo gozhdë që mund të ngulet aty ka nevojë për leje nga institucionet përkatëse, kjo nuk i ka penguar autoritetet që të japin lejen ndaj një subjekti privat i cili do ta shfrytëzoj këtë pasuri publike dhe jetike për vendin për 35 vite. Qeveria po jep lejet e ndërtimit në kundërshtim me rekomandimin e ministrit të mjedisit Bledi Klosi
Injorimi i kundërshtimeve zyrtare për tre hidrocentralet
Të tre hidrocentralet janë bërë pjesë e shqetësimit publik të Ministrisë së mjedisit qysh në fillim të vitit 2017. Shoqatat e mjedisit kanë tentuar të përdorin autoritetin e Ilir Metës si ish-kryetar Kuvendi për të ndalur masakrën dhe i kanë formuluar atij shqtesimet për ministrin Lefter Koka.
Por për çudi Leter Koka nuk ka “denjuar” ti kthej përgjigje shqetësimit të Ilir Metës.
Në letrën që mban datën 9 mars 2017 Meta thekson se ndërtimi tre hidrocentraleve në kanione do të dëmtojë shumë ndjeshëm mjedisin.
“Ndërtimi i tre hidrocentraleve do të dëmtojë në mënyrë të pakthyeshme ujëvarat e kanionit “Kaskada e Bigasit”, do të ndikojë negativisht në ekosistemin e kanioneve të Skraparit, do të shkatërroj florën dhe faunën përreth dhe do të cenojë aktivitetin turistik të kësaj zone të mbrojtur, do të ndot mjedisin e do të dëmtojë tokën duke nxitur degradimin e saj mjedisor, do të pengojë zhvillimin e natyrshëm të biodiversitetit dhe do të shkaktojë një impakt negativ social për komunitetin që jeton në atë zonë të rëndësishme”, shkruhet në letrën e Ilir Metës, që i drejtohet, ish-ministrit Lefter Koka, ministrit Damian Gjiknuri dhe kryeministrit Edi Rama.
Letër kjo që ka mbetur pa një përgjigje nga personat që u është adresuar (!) Është pak e çuditëshme se si një ministër i LSI nuk ka denjuar të përfill shqetësimin e kryetarit të LSI dhe i vetmi shpjegim është se pas hidrocentralit është një tjetër ish ministër dhe deputet i LSI, i cili ka zgjidhur problemin me shefat e partisë. Enigmë është përse Edi Rama dhe Gjiknuri vazhdojnë të respektojnë këtë marrëveshje shkatërrues epër mjedisin.
Klosi kërkesë Gjiknurit: Rishiko lejet e konçesioneve
Një vit me vonë pikërisht në fillim të janarit 2018 Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i dërgon një kërkesë ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri për të rishikuar lejet e koncesioneve të dhëna për t’u ndërtuar afër kanioneve të lumit Osum.
“Në kuadër të rishikimit të disa lejeve të dhëna për aktivitete që kanë ndikim të madh në mjedis dhe bien ndesh me legjislacionin mjedisor, ju bëj me dije se kemi evidentuar rastin e kompanisë “HP Bigas & Veleshnja Energy” me vendndodhje në derdhjen e përrenjve Bigas dhe Veleshnje që përfundojnë në Kanionet e lumit Osum.
Nga shqyrtimin i vendimeve të marrë më parë sipas koordinatave të vendosura rezulton se ujërat nuk shkarkohen në Përroin Bigasit për HEC-in Bigas, por në fshatin Dhorës ku kalon një përrua tjetër ai i Dhorasit, dhe kuota është mbi 500 metra. Kjo shkel pikën e kushteve të lejes nga Këshilli Kombëtar i Ujit që duhet të shkarkojë ujin në të njëjtin përrua, dhe nga ana tjetër duke mos respektuar kuotat e dhëna bën absurd funksionin e tij hidrik.
Gjithashtu vendimi i ish Ministrisë së Mjedisit për VNM-në paraprake, thotë se “subjekti të kryej aktivitetin vetëm brenda koordinatave të dhëna në kontratën koncesionare dhe kontratat shtese”, gjë që e bën të pavlefshme lejet e tjera që kontradiktojnë ng këto koordinata.
Gjithashtu leja për përdorimin e ujit që jepet nga KKU-ja mungon për HEC-in Veleshnje dhe për këtë arsye propozojmë se për këtë HEC nuk duhet të jepet leja e ndërtimit” thuhet në letrën që ministri Klosi i dërgon kolegut të tij Gjiknuri për rastin në fjalë.
Më tej shpjegohet se këto HEC-e do të ndërtohen në përrenjtë që janë tributar të lumit që formon kanionet e Osumit, me statusin me të lartë të mbrojtjes mjedisore si Monumente Natyre të shpallur me vendim të Këshillit të Ministrave në vitin 2002, dhe do të kenë impakt të drejtpërdrejtë në jetesën e këtij fenomeni unikal natyror të vendit tone, tashmë edhe një nga atraksioni turistik më të frekuentuar, duke dëmtuar ndër të tjera edhe ujvarën më të bukur të Kanionit, Ujvarën e Bigasit.
Në të njëjtën linjë edhe drejtori i Përgjithshme i Agjencisë kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej i ka dërguar një memo sqaruese ministrit të Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi ku u shpjegon se AKZM ka identifikuar disa parregullsi që lidhen me mospërputhjen e vendndodhjes sipas koordinatave me lejet e mara, të cilat janë në kundërshtim me miratimin e dhënë dhe i bëjnë të pavlefshme vendimi i ish Ministrisë së Mjedisit për VNM-në paraprake.
Siç shihet situata alarmante ka shkuar deri të shkresat ndërsa nuk është nisur asnjë veprim konkret. Ministria e Infrastrukturës dhe energjisë nuk ka kthyer nj përgjigje, ndërsa të pyetur nga shqoatat jmjedisore, ndërsa ka hedhur një hap ëpprara për ndërtimin e HEC./ Marre nga GAZETA TEMA