Por çfarë ndodhi 25 vite më parë në xhirimin e filmit “True Lies”? Joel, koordinatori i skenave të rrezikshme e kishte mashtruar duke e dërguar në një dhomë hoteli me premtimin e bërë prindërve të saj se do ta dërgonte për not në një pishinë. Aty nisi gjithçka. Ai nisi ta dhunonte seksualisht pa dëshirën e saj. Në atë kohë ajo ishte 12-vjeçe ndërsa ai 36.
Nga pamundësia për ta bërë publikë 25 vite më parë ajo tashmë falenderon kolegët që nisën ortekun e denoncimeve ndaj dhunuesëve të tyre duke ia lehtësuar përjetimet e tmerrshme të cilat edhe sot e kësaj dite i shkaktojnë ankthe.
Skandale të përmasave të mëdha në lidhje me abuzimet seksuale po trondisin Amerikën që kur shpërtheu afera e producentit Harvey Weinstein, i cili u cilësa si mostra e Hollywood, i cili kishte detyruar të kalonin natën me të me pothuaj të gjithë yjet e botës së kinemasë. Jodi Kantori dhe Megan Twohey ishin të parat që morën guximin të zbulonin këtë fenomen që po rritej dita ditës. Duke vijuar më tej aktore, këngëtare, punonjës të shumtë ju bashkuan kësaj “nisme” dhe treguan hapur çfarë ndodh në vendin e ëndërrave “Hollywood”. Më vonë përveç Weinstein, Kevin Spacey, Sylvester Stallone, Stafi i Miss America u akuzuan për abuzime seksuale. Pra të gjithëve iu zbulua ana e errët ndryshe nga çfarë hiqen dhe çfarë i servirin publikut