Skandal pas vizitës së aktorit turk në Kosovë: I lumtur që erdha në Serbi

Aktori Burak Özçivit, i njohur me rolin e tij tek “Sulltani i madhërishëm” si “Bali Beu”, ka bërë një deklaratë skandaloze në Aeroport të Prishtinës.
Ai ka ateruar në Aeroportin “Adem Jashari”, para se të nisej për në Novi Pazar, atje ku e ka premierën e filmit “Kardesim Benim” (Vëllau im), transmeton lajmi.net.
Në Aeroportin e Prishtinës, ai u ka thënë gazetarëve se “është i lumtur që gjendet në Serbi”.

Kjo deklaratë ka nxitur reagime të shumta tek fansat e tij në rrjetet sociale, ndërsa deklarata është cilësuar si skandaloze dhe e pavend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *