Simbolika e veçantë/ Pse Mediçët e Firences e lanë Skënderbeun të fundit mes princërve

Është këtë herë shefi i qeverisë që i kushton vëmendje, si më poshtë:

AMARCORD/ Shumë është folur për portretin e famshëm të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut në galerinë Uffizzi të Firences, autorësia e të cilit i është njohur gabimisht Gentile Bellini-t.

Kur e sheh të ekspozuar kupton në fakt simbolikën e tij, sepse Mediçët, sundimtarët e Firences e kanë vendosur të fundit në linjën e princave orientale dhe të parin në linjën e princave europianë, hundë më hundë me dukën e parë të Toskanës, Hugon, mu sikur dialogon me të.

Gjithë kjo skenografi përmbyllet me apoteozën e hutinit të Minervës në kulmin e tavanit, simbolin e urtësisë dhe qytetërimit të lashtë që zu fill prej Ballkanit, duke shenjuar kështu natyrshëm orientimin europian të shqiptarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *