Simbolet e fshehta të Skënderbeut, ylli me 6 e 8 cepa dhe Urdhri i Dragonit

Cila është domethënia e yllit me 6 e 8 cepa te vula e Skënderbeut?

Po rrathët te përkrenarja e tij? Po numri i petaleve të lules? Po gjatësia e ribatinave?

A kanë lidhje këto me faktin që ai u bë pjesë e Urdhrit të Dragonit?

Studiuesi Virgjil Kule, autor i një libri për heroin, ngre disa pikëpyetje ndërsa lajmëron një botim të ri.

DIÇKA ME SHUMË PER PJESËN MISTERIOZE TË SKËNDERBEUT

Enigmatiken, misteriozen, okulten e kemi kërkuar gjithmonë te personazhet e huaj te historisë. Na mallëngjeu Keneth Grant-i me Kultet e Hijes, na ngriu gjakun Dan Brown-i me Kodin e da Vincit, etj etj.
Por ne kemi enigmat dhe misteret tona që, në penën e duhur, mund të jenë edhe me drithëruese, kërshëruese dhe befasuese. Disa prej tyre i mbart figura e habitshme e Skënderbeut. Për shembull:

Te vula e madhe e Kastriotit ka një yll me 6 cepa dhe, më sipër, një yll me 8 cepa. (Këto simbole kanë shpjegimet e tyre, por nuk është vendi të zgjatem)
6 rrathët dekorative të përkrenares kanë lule me 6 petale secila, kurse kopsa poshtë ka 8 cope. Brirët kapen me 2×4=8 ribatina.
Te vula unaze është figura mitike e Ledes. (Edhe kjo famoze në legjendat antike)
Mbas aleancës me Alfonsin e Napolit u bë anetar i Urdhërit te Dragonëve., themeluar nga Sigizmundi qysh më 1408.
Historia e tij ka aspektin e saj shumë interesant të okultizmit, e cila deri tani ka qenë e panjohur.
Së shpejti do hidhet dritë mbi to, por si fillim, ja disa vargje që i thura tek studioja këtë botë të panjohur të Kastriotit.

Leda mitike, vule-unaze në gisht të Skënderbeut,
Me Zeusin-mjelmë ngjizen Helenën e Trojës,
Klitemnestren dhe Dioskuret, kur bënë dashuri.
Ç’të ketë pasur ndërmend aristokrati Kastriot?
Mos vallë, me shenja homerike, kumtonte mitin e tij?

FB_IMG_1512037732677 FB_IMG_1512037730736

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *