Si u dëmtuan muralet e Anastas Kostandinit që u bënë sipas poezive të Lasgushit

Jo keshtu me muralet e Anastas Konstandinit!

Në qytetin e Pogradecit ne vitet ’80 te shek. XX u ndertua një lokal shërbimesh dhe argëtimi.

Mjedisit të brendshëm ju kushtua një rëndësi dhe vlerësim, duke u pikturuar me murale. Për realizimin dhe krijimin e këtyre tabllove u angazhua piktori i njohur Anastas Konstandini, kujton Jaho Brahah.

Vëren se veprat e tij u realizuan sipas motiveve të veprës poetike të Lazgush Poradecit, tema që i kushtoheshin liqenit të Pogradecit dhe poezive me motive te tradites gojore të ngritura në art nga poeti. Godina mori vlera te vecanta, nga njeri aspekt ishte ndër të rrallat në këtë periudhë e dekoruar me vepra arti të realizuara me frymëzim dhe art nga Anastasi, dhe e dyta, banorët e qytetit dhe vizitorët kur njiheshin me këto vepra, sikur takoheshin me Lazgushin duke shikuar muralet me tematikën dhe subjektet e tij.

Jaho Brahaj shkruan se kur pas viteve ’90 lokali u privatizua si shume të tjera në vendin tonë, praktike e kohës. Por në këtë rast shikojmë se ndodhi një masakër kulturore, aspak e pranueshme, për dy arsye.

E para: pogradecarët si komunitet janë artdashës, vleresues dhe mbrojtës të artit dhe ky vandalizëm është i pakuptueshëm.

Së dyti: Këto vepra të artit figurativ pasqyronin krijimtarinë e poetit te madh pogradecar dhe të kombit, kështu qe keto ishin nderim për poetin, pogradecarët dhe kënaqësi për çdonjerin qe do kishte mundësinë ti shikonte. Kjo është edhe me shumë e dhimbshme, kur dimë që me këto vepra të piktorit Anastas Konstandini, Pogradeci ishte pionier i realizimit të muraleve me përmasa të tilla dhe të arritura artistikisht.

Po të ndalohet katrahura, vetëm do nderoheshin pronarët, pogradecarët dhe do ishte një nga veprat mirëdashëse dhe repekti që tregohet për artin në këto vite, kur po bindemi se arti është pasuri dhe qytetari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *