Si përgatitet bibliotekari i fundit i Mosulit, për kohën kur qyteti do jetë i lirë nga ISIS

Kur ISIS mori fillimisht Mosulin, bëri atë që Unesco e quajti ‘një nga aktet më të rënda të shkatërrimit të koleksioneve bibliotekare në historinë njerëzore”.

Tani, në pritje që qyteti të çlirohet, një historian po punon për të rindërtuar atë që është humbur. Dikur, thesar librash të mbrojtur nga Unesco për shkak të vlerave të rralla, biblioteka qendrore e Universitetit të Mosulit është tani një godinë e nxirë, e mbytur në grumbuj hiri, shkruan pasqyre.al.

Më pak se një vit pasi pushtoi qytetin në verën e vitit 2014, ISIS shkatërroi ndërtesën dhe dogji librat e saj. Profesorët dhe zyrtarët e universitetit u detyruan të ikin – por një njeri, bibliotekari i Mosulit në mërgim, është ende duke luftuar për mbijetesën e bibliotekës.

Ai është një historian që ka dhënë mësim në universitet para se universiteti të binte në duart e ISIS dhe është autor i “Syri i Mosulit”, një blog që dokumenton jetën në qytetin e pushtuar dhe, si pasojë, nuk mund të përmendet (me emër) për arsye sigurie. Duke folur ekskluzivisht për “The Independent”, historiani tha se ai shpreson të mbledhë të paktën 200.000 libra, kryesisht nga donacionet ndërkombëtare, për të rindërtuar bibliotekën e Universitetit dhe të tjerat të gjithë qytetin, shkruan pasqyre.al. Ai ka përshkruar kohën menjëherë pasi ISIS hyri në Mosul, por u detyrua të ikte.

“Një nga instruktorët i tha një anëtari të ISIS në Universitet: ” Çfarë të bëjmë me librat e Shekspirit? Ne kemi nevojë për ta, që t’u mësojmë nxënësve gjuhën angleze”. Anëtari i ISIS u përgjigj: “Dhe çfarë do t’u ofronte Shekspiri myslimanëve?”. “Nga ai moment e kuptova se çfarë kishte ndërmend ISIS”, tha ai për The Independent, shkruan Pasqyre.al.

ISIS bastisi bibliotekën universitare jo shumë kohë më pas. Në vitin 2015, u raportua se më shumë se 100.000 dorëshkrime dhe dokumente të rralla që përfshijnë shekuj të njerëzimit janë shkatërruar, duke përfshirë edhe disa që ishin të regjistruara në listen e më të rrallave nga UNESCO./Pasqyre.al

mosul

biblioteke

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *