Atje ku ngjishen shtëpitë e përkulura,
atje ku ngjitet shtegu drejt varrezave,
atje ku rrjedh një lumë i gjerë,
atje kam ëndërruar jetën time,
natën një ëngjëll fluturon në qiell,
një dritë e bardhë rrufeje mbi çatitë
më thotë se përpara kam një udhë të gjatë, të gjatë
drita do ta çojë emrin tim lart çative
populli im unë për ty kam kënduar
nuk e di nëse kjo këngë të pëlqen
një zë më del nga mushkëritë,
trishti dhe lodhja,
dhe unë pikturoj mbi ty
lule, pyje, njerëz, shtëpi,
si një barbar pikturoj me ngjyra
fytyrën tënde,
natë e ditë të bekoj populli im!
Shqipëroi – L.Rama