Si e rrëfeu Freddie Mercury sëmundjen e tij: Dua ta mbaj të fshehtë

 
Një libër i ri hedh dritë mbi momentin kur Freddie Mercury i ka treguar “The queen” se ishte i sëmurë.

Këtë vit Mercury do të mbushte 70 vjeç. 25 vite pas vdekjes, fansat e tij shijojnë ende muzikën e talentit të jashtëzakonshëm e karizmatik të “The queen”.

Zyrtarisht, vdekjen këngëtarit me AIDS ia shkaktoi një pneumoni bronkiale.

Një ekstrakt i librit të ri, është publikuar më 22 nëntor në Yahoo Music. Teksti tregon momentin kur grupi “The Queen” i ulur në një tavolinë në një restorant në Montreux, dëgjoi lajmin e kobshëm të liderit te vet.

“Dëgjoni, mbase e keni kuptuar se me çafrë kam të bëj. Kam një gjë për të cilën nuk ka shërim dhe unë vetëm kam edhe pak kohë ende në dispozicion. Dua të bëj këtë bisedë dhe dua të rivazhdoj të ndjek jetën time pikërisht ashtu siç kam bërë deri tani, madje nuk dua që askush ta dijë, ta marrë vesh e në fakt nuk dua që askush ta përmendë me tani e tuitje. Kjo është e gjitha”, shkruan Huffington Post.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *