Shuhet në Gjenevë poeti dhe studiuesi i njohur Agim Shehu

Tre 3 javë pas vdekjes së Petrit Rukës, një tjetër emër i shuar i letërsisë shqipe është ndarë nga jeta.

Ditën e sotme është shuar në moshën 87 vjeçare poeti dhe studiuesi i shquar Agim Shehu.

Lajmin e kanë bërë me dije familjarët dhe kolegët e tij, të cilët kanë reaguar përmes postimeve në rrjetet sociale ku kanë ndarë pikëllimin për këtë lajm të rëndë.

Shehu vdiq në Gjenevë të Zvicrës ku jetonte dhe vepronte prej vitesh duke dhënë prej andej edhe kontribut për artin dhe kulturën shqipe.

Krahas studimeve, ai njihet edhe si autor i disa këngëve.

Ndërkohë, ndër veprat që ka lënë si tenstament letrar mes nesh mund të përmendim:

“Horizonti i kaltërt”, “Vite pa thinja”, “Fjalë nga zemra”, “Gurra e fjalës”, “Zëri i gjakut”, “Poezi” dhe “Ujvarat e diellit”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *