Asnjë nga gazetat më të mëdha në vend nuk e ka pasqyruar ngjarjen e ndodhur mbrëmë në Nisë të Francës ku 84 persona mbetën të vdekur dhe mbi 100 të plagosur.
Ngjarja, e cila ndodhi në orën 22:30 me orën lokale, ka tronditur gjithë botën për makabritetin e saj, ndërsa mes viktimave raportohen edhe shumë fëmijë.
Përditësimet mbi atë që ndodhi janë bërë nga mediat online dhe televizionet, ndërsa stafet e kufizuara të gazetave duket se e kanë mbyllur punën para orës 22:00.
Anila Basha e thekson këtë në një status të saj ku shkruan:”Ka ndodhur gje tragjedi dhe akt terrorist ne France? Ka ikur koha kur sna zinte gjumi per lajmin me duket”.
Ky fakt tregon se fatkeqësisht shtypi i shkruar në vend u shua më shpejt nga sa mund të besohej duke iu dorëzuar pa asnjë qëndresë industrisë së online-it/Pasqyre.al