Një pjesë e konsiderueshme e turistëve që vijnë në Durrës me kroçera shprehin interes dhe kuriozitet për të njohur dhe vizituar qytetin e Durrësit dhe veçanërisht zonën arkeologjike të tij. Afërsia e qendrës historike të qytetit me Portin ndihmon që monumentet historike të jenë lehtësisht të aksesueshme nga turistët një ditorë.
Kjo bën që brenda harkut të një dite ata të mund të vizitojnë gjithshka të bukur dhe unikale që ofron qyteti ynë, duke shërbyer më pas, nëpërmjet opinioneve të tyre, si një burim për të tërhequr të tjerë vizitorë.
DRKK Durrës është në gatishmëri të plotë për të mirëpritur turistët, si duke mirëmbajtur monumentet, ashtu edhe duke ofruar një shërbim cilësor për ta gjatë qëndrimit në qytet. Fotot janë marrë nga touri i udhëtarëve të kroçerës Sirena ditën e djeshme në Durrës.