Drejtori i Përgjithem i Agjencisë Kombëtare të Turizmit merr pjesë në takimin zyrtarë në Panairin Ndërkombëtar MITT të Moskës, ku Shqipëria prezantohet me 4 operatore Turistik. Një takimin shumë i rëndësishëm ishte ai me Përfaqësuesin e Ministrisë së Turizmit Rus që është edhe Zv. Presidenti i Agjencisë Federale të Turizmit Z. Roman Skoryy. Drejtori i AKT – së bëri një prezantim të Përgjitshëm të potencialit Turistik Shqiptar si dhe vuri theksin në rolin aktiv që do të ketë AKT në ndihmë të Promovimit të vendit dhe tërheqjes së turistëve Rus. Nga Ana e tij Z. Skoryy, u shpreh i gatshëm të fillojë bashkëpunimin mes dy agjencive homologe si dhe të ndihmojë në promovimin e Shqipërisë Turistike në Rusi. Gjithashtu pasi përmendi faktin pozitiv që Shqipëria nuk është prekur nga vala e emigranteve, gjë e cila kthehet në një faktor pozitiv mbi sigurinë dhe ndikon në tërheqjen e turistëve, ai vleresoi rolin dhe angazhimin e AKT për iniciativën e marrë dhe vuri në dukje se mund të kemi shumë shpejt një hapje të turistëve Rus ndaj tregut Shqipëtar. Në mbështje të këtij Bashkëpunimi u cilesua shumë edhe pozicioni gjeografik i Shqipërisë , ushqimi , kultura dhe tradita Shqiptare , duke vënë theksin në vlerat historike dhe arkeologjike që ofron vendi ynë.
Në vijim Drejtori i AKT zhvilloi një takim me Presidentin e shoqatës “The Ëorld Encyclopedia of Travel” e cila është shoqata me e Madhe Ruse për promovimin e kuturave botërore dhe udhetimeve në shtete të ndryshme të botës e cila vizitohet online nga disa miliona lexues Rus. Në këtë kontekst u diskutua dhe u ra Dakort për përfshirjen e Shqipërisë Turistike në revistën,hartat dhe sitin Ëeb të saj dhe Drejtori i AKT -se premtoi që bashkëpunimi do të filloje me përgatitjen e materialeve promocionale në Rusisht duke kërkuar edhe ndihmën e Ambasadës Ruse në Tiranë. Kjo shoqatë financohet nga Shteti Rus dhe Kryetar bordi i kësaj shoqate është Presidenti i Rusisë Putin.
Z. Çollaku gjithashtu zhvilloi një takim me përfaqësues të Zhvillimit tëTurizmit social ne Moske, ku u diskutua për projekte të përbashketa dhe mundësinë e organizimit të tureve studentore Ruse drejt bregdetit Shqipëtar. Për këtë u kërkua një bashkëpunim nga istitucionet shtetërore shqiptare për krijimin e kushteve të favorshme në pritjen e turistëve, krijimin e paketave të plota Turistike , lehtesimin e procedurave në hapjen e udhetimeve carter me Rusinë si dhe fillimin e procedurave për heqjen e vizave ndaj Rusisë duke e zgjatur afatin e qëndrimit pa vizë në vendin tonë. Keto pika do të ndiqen me vëmëndje të vecantë theksoi Z. Çollaku pasi janë me interes për sektorin dhe zbatimi sa më shpejtë i tyre do të sillte edhe një zgjatje të sezonit Turistik në Shqipëri.