Ansambli Popullor do të japë për herë të parë në Kuvajt një koncert me titull , “Shqiperia ime”. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve vazhdon me dinjitet misionin e ruajtjes dhe përhapjes së trashëgimisë sonë kulturore, brënda dhe jashtë Shqipërisë, duke evidentuar pasurinë më të madhe të folklorit tonë. Trupa profesioniste e Ansamblit udhëton më datë 18 prill në Kuvajtin e largët, ku koncerti është konceptuar si një koncert me pjesëmarrjen e solistëve, grupit polifonik, orkestrës dhe valltarëve. Programi do të përfshijë vallet më të spikatura të zonave të ndryshme, këngët polifonike popullore, deri te formacionet orkestrale në formën e Kabase, apo meloditë e pavdekshme të këngës së kultivuar, sipas një njoftimi për ATSH-në nga zyra e shtypit të këtij Ansambli.
Programi parashikon , “Ditë Feste në Tiranë” valle, “A kan’ ujë ato burime” (Grupi polifonik), “Pjesë polifonike” (Grupi polifonik),“Kaba për Violinë dhe Orkestër”, “Valle e Tropojes” (Vajzat – Valle), “Valle Gorarçe” (Djemtë – Valle), “Pjesë polifonike” (Grupi polifonik), “Valle Skraparit” (Valle), “Arbëreshes sime” (Grupi polifonik), “Hapi syte e zezë” (Grupi polifonik), “Kolazhi Çam” (Valle), “Kaba për Klarinetë dhe Orkestër”, “Qan e Motra për Vëllanë” (Grupi polifonik), “Festë të madhe ka Shqipëria” (Valle dhe Grupi polifonik).