Revista spanjolle Traveler i ka kushtuar së fundmi një artikull Shqipërisë duke e cilësuar atë si një destinacion të ri dhe joshës, që duhet t’i shtohet listës së vizitorëve që kërkojnë plazhe të kristalta por jo vetëm.
Artikulli shoqërohet me një seri fotosh të disa prej plazheve më të mira të Rivierës Shqiptare që artikullshkruesja, Patricia Rey Mallen i cilëson në nivelet e Kosta Brava apo Kosta Amalfitana.
Shkrimin e plotë të publikuar nga “Travaler” mund lexoni më poshtë.
“Provo që t’i vendosësh një emër! Kosta Brava, Kosta Azul, apo Kosta Amalfitana do të jenë të parat që do të të vijnë në mend. Por listës tënde mund t’i shtosh një emër të ri, dhe që peshon rëndë: Riviera Shqiptare.
Shqipëria deri tani një nga vendet më pak të njohura në Europë, hap më në fund krahët për udhëtarët dhe nuk i duhen më shumë argumente sesa ajo që ka në “shportë”. Plazhe parajsë, (disa madje gati të shkretë). Surpriza arkeologjike. Dhe të gjitha me një ndjesi se ke zbuluar një nga sekretet e ruajtura më mirë në anën tjetër të Mesdheut.
Riviera nuk ka ndonjë kufi të përcaktuar por nëse duam t’i vendosim një portë hyrëse me shumë mundësi kjo do të ishte në qytetin e Vlorës, 150 kilometra nga kryeqyteti shqiptar, Tirana. Këtu është pika ku Adriatiku takohet me Jonin, një bashkim i kaltër që të fton t’i bashkohesh që në momentin e parë.
Vlora, një miks aktivitetesh, shëtitoresh me pemë, vjen me një peshë të madhe historike: Këtu u shpall Pavarësia e Shqipërisë nga Perandoria Osmane në vitin 1912. Që nga ajo kohë, është rritur duke u kthyer në një qendër të rëndësishme portuale, në të cilën nga amullia e rrëmujës urbane kalon në plazhet e para të Rivierës, ku i fundit është më i mirë se i pari.
Më i aksesueshmi Plazhi i Ri mund të të dëshpërojë për nga frekuentimi i lartë edhe pse nëse të pëlqen jeta e natës nuk do duash që të ndahesh nga njëri prej bareve të shumta të plazhit. Uji i Ftohtë, vetëm pas dy kilometrave distancë është një nga zonat me plazhe jo me dyndje të jashtëzakonshme por me një nivel aktivitetesh dhe festash që pak vend për zili mund të ketë në raport me Plazhin e Ri.
Duke ndjekur bregun në drejtim të jugut, destinacioni i ri dhe shumë i këndshëm është qyteti i Himarës, i ndarë mes resorteve modernë dhe tavernave tradicionale greke. Një hap larg Himarës është Llamani, një plazh i këndshëm (me gurë dhe kjo është tipike për shumicën e plazheve nga këtu e deri në Greqi) i vendosur mes dy kodrave, shumë popullor për turizmin lokal.
Je duke kërkuar një eksperiencë më private? Nisuni drejt Qeparosë, një fshat piktoresk që ngjitet deri sipër shkëmbinjve dhe përkulet ndaj kësaj skene mesdhetare, dhe ajo që ti ke në mendje janë tre gjerë: liman i artë, det i kaltër dhe qiell i përjetshëm.
Arritja në Sarandë, një qendër nevralgjike e Rivierës dhe një destinacion që po fiton popullaritet në Ballkan. Ky qytet megjithëse modest në popullsi dhe madhësi po jeton një epokë me një rritje të jashtëzakonshme dhe në të dyja anët mund të shohësh “skeletet e të ardhmes” (karabina ndërtimesh). Janë apartamente në ndërtim që lajmërojnë një pritje për “bum” vizitorësh. Por për momentin (dhe për fat) Saranda mbahet si një opsion i këndshëm për të eksploruar plazhe të afërta kur ndërkohe ke shijuar ato që ndodhen rrëze rrugës në qytet.
Mes tyre, Ksamili mban trofeun si më i miri, jo vetëm prej zonën por ndoshta edhe për gjithë Rivierën, ky arkipelag i vogël 20 kilometra në jug të Sarandës ka tre ishuj ëndrrash me plazhe me rërë të bardhë që pothuajse mund t’i arrish duke notuar nga njëri tek tjetri.
Ksamili është vetëm një hap larg nga Butrinti, një qytet antik, dhe që sot është një nga sitet më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë. I vendosur në një Park Kombëtar pre 30 kilometrash katrorë, Butrinti tregon shenja të vendbanimeve të lashta romake dhe greke që jetuan këtu në një përzierje interesante që do t’ju mbërtheje nga dëshira që të braktisni plazhin, detin për të paktën gjysmë dite.
Ejani të zbuloni parajsën e re mesdhetare. Apo keni nevojë për më shumë motive?”