FOTO/ Shqipëria e vitit 1929, e varfër, e trishtë dhe e bukur

 

Një koleksion i fotografit austriak Hugo Adolf Bernatzik që ishte edhe antropolog sjell imazhet e Shqipërisë së vitit 1929. Portrete të trishta, të varfra, zanatçinjsh, çobenë, njerëz që jetojnë në çadra mënjanë e në një anë tjetër, shtëpi karakteristike, gra, burra dhe fëmijë, pazare e udhëtarë me qerre, sjellin Shqiëprinë e kohës, mes vlerave të trashëgimisë, varfërisë, e sërish bukurisë së veshjes popullore, të zejeve, zakoneve. Fotot, të shumtat e koleksionit janë realizuar në zonën e Korçës.

Në artikujt e shkuar për Bernatzik, shënohet se “Hugo Adolf Bernatzik, ndryshe nga sa kishte menduar, vë re se mikpritja është një nga tiparet thelbësore që i karakterizon shqiptarët. Në emër të kësaj vlere, ata, shqiptarët, sillen në një mënyrë shumë të lartë. Në konakët e veriorëve, ai vë re armët, një element gjithnjë i pranishëm për këtë zonë të Shqipërisë, e cila dallon nga pjesa tjetër jugore, sa i takon këtij mentaliteti të fortë dhe të ashpër”. Ndryshe nga gratë e Jugut apo të Shqipërisë së Mesme, gratë veriore nuk mbajnë perçe, nuk mbulohen. Ato janë po aq luftarake dhe punëtore, porsi burrat”, shënon mes të tjerash etnologu austriak Hugo Adolf Bernatzik. Por ky nuk është veçse një prej përshkrimeve që ai ka lënë në botimin “Vendi i harruar i Evropës”, të cilin e publikoi në vitin 1930.
SHQIP1

ship2

shqip3

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *