Shpëtim Saraçi bashkëpunon me Rita Orën

Rita Ora do të këndojë një këngë të orkestruar nga Shpëtim Saraçi në koncertin e 3 shtatorit ne Vatikan.

Në vigjilje të shenjtërimit të Nënë Terezës, Rita do të këndojë këngën “What child is this”, një nga himnet më të bukura të Krishtlindjes e shkruar nga William Chatterton Dix, në vitin 1865.

Mes versioneve të shumta të kësaj kënge, këtë herë publiku do të dëgjojë edhe orkestrimin e Shpëtim Saraçit, raporton Repor tv.

Rita Ora në dhjetorin e vitit 2015 e ka interpretuar “What child is this” së bashku me tenorin italian Andra Bocelli, ndërkohë që këtë herë do jetë e vetme në skenë dhe më një orkestracion krejt tjetër.

Saraçi është shprehur se ka qenë dirigjenti Bujar Llapaj, i cili do të drejtojë koncertin në Vatikan ai që e ka kontaktuar dhe i ka kërkuar të orkestrojë këngën që do të këndojë Ora, shkruan Panorama.

“Bëhet fjalë për një trajtim të ri, të cilin ajo do ta këndojë nën shoqërimin e violinistit Shkëlzen Doli dhe orkestrës filarmonike të Kosovës, nën drejtimin e Bujar Llapajt”, është shprehur Saraçi, entuziast për këtë bashkëpunim të ri, me një nga yjet e momentit në muzikën mbarëbotërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *