Aktori italian Gabriel Garko është lënduar mëngjesin e së hënës pas një shpërthimi që ndodhi në vilën ku ai rrinte në Sanremo, kanë raportuar mediat italiane.
Garko është në Sanremo për tu përgatitur për Festivalin Italian të Këngës, që do të mbahet në Teatrin Ariston javën që vjen.
Si pasojë e shembjes së vilës ka mbetur e vdekur një grua e moshuar, ndërsa aktori mësohet se ka qenë në gjendje shoku.Ende nuk dihet nëse ky incident do të ndikojë tek pjesëmarrja e tij në festival.
Shpërthimi në vilë besohet se erdhi si pasojë e rrjedhjes së gazit.