Shpellat e Gadishullit të Karaburunit, trendi i fundit i turizmit të aventurës

Këto janë kërkesa e fundit për aventurierët e detit dhe të spelologjisë.

Të nisur nga bregdeti i Vlorës apo i Orikumit,motoskafë dhe motorra uji,drejtohen për nga këto shpella.

Ato janë dhe  një  habitat mjedisorë tejet të ndjeshëm, të cilat mbartin gjithashtu vlera të larta të trashëgimisë, historike e kulturore.

Shpellat përbëjnë  atraksione të mirfillta turistike, dhe si të tilla vizitohen nga shumë turistë vendas e të huaj.

Megjithatë zhvillimi i turizmit të shpellave duhet të kryhet në një mënyrë tejet të kujdesshme, marrë për bazë ndjeshmërinë e lartë mjedisore të këtyre habitateve. Fatkeqsisht në vendin tonë, shpellat kanë qenë ndër habitatet më të dëmtuara nga ndikimi i njeriut.

Për këtë arsye, PPNEA në kuadër të projektit “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave”, u ka kushtuar një vëmendje të veçantë studimit dhe ruajtjes së shpellave në zonën e Karaburunit, falë mbështetjes dhe punës  realizuar nga shoqata vendase “Pisha Flamur” dhe AdZM e Vlorës,janë arritur të shmangen dëmtimet në këto shpella.

Një numër total prej 13 shpellash janë identifikuar në zonë, prej të cilave ekspertët vendosën që vetëm 8 prej tyre mund të promovohen për qëllime turistike, ndërsa 5 shpellat e tjera janë vlerësuar si habitate tejet të ndjeshëm të cilat kërkojnë studime të mëtejshme./ATA

shpella8-1.jpg

shpella6-1.jpg

shpella5.jpg

shpella4-3.jpg

shpella3-2.jpg

shpella2-1.jpg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *