“Shpellari” shkon në Durrës/ Romir Zalla: Durrsakët e shijuan më shumë shfaqjen

shpellariKomedia amerikane “Mbroni shpellarin” me regji nga  Inis Gjoni është vënë në Teatrin Aleksandër Moisiu në Durrës.

Komedia sjell për 1 orë e 30 minuta luftën mes burrit e gruas, qysh nga fillimi i jetës së tyre së bashku në Tokë, keqkuptimet e përditshme dhe sfidat e jetesës së përbashkët. “Shpellari”, i cili vjen i luajtur në mënyrë të shkëlqyer nga aktori Romir Zalla, pas suksesit në Tiranë ka nisur rrugëtimin për në qytete të tjera:

Në një prononcim për “DurrësLajm”, Romir Zalla tha se ka mbetur mjaft i kënaqur nga publiku durrsak, me të cilin ndjeu një lloj ndërveprimi më të veçantë se në shfaqjet paraardhëse në Tiranë e Elbasan. Për aktorin, kjo është shfaqja e parë në të cilën interpreton për plot 1 orë e 30 minuta i vetëm në skenë, një zhaner i vështirë nga ana artistike, të cilën e solli suksesshëm dhe në fund mori atë që është më e rëndësishmja për çdo artist, vlerësimin dhe duartrokitjet e ngrohta të spektatorëve.

“Kjo është dëshira e mirë për të qenë pranë publikut, pas premierës edhe 5 netëve që patëm para vitit të ri në Tiranë. Vendosëm me Inisin të bëjmë këtë turne në qytetet e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Fudnjavën që shkoi ishim në Elbasan. Këtu në Durrës, mu krijua përshtypja që publiku e shijoi më shumë shfaqjen, gati hap pas hapi. 
Më gëzon fakti që edhe pse jo shumë, ai publik që vjen është i kultivuar me teatrin dhe i destinuar për teatër, e bëhet pjesë interaktive e spektaklit. Ka ndërveprim midis meje dhe publikut. Sidomos këtu në Durrës, ky bashkëveprim ishte më i veçantë se sa në Tiranë apo Elbasan”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *