Nga Ilirjan Blloshmi
Jemi marrë me gjinjtë, me prapanicat, ia lypi apo jo deputeti Xhesikës, i hipi apo jo Van Dami, Bleonës. Jemi marrë me Kristin, Lepurushen, Gugunë, Ivën etj etj. Por kurrë nuk jemi marrë me brekët. U deshën një palë brekë gjysmë të hequra dhe të grisura, që ne të flasim kaq shumë për një produkt që na mbulon alletet. U desh një kryetar që të na e tregonte sesa të rëndësishme janë ato. Sapo pamë kryetarin brekëgrisur u tërbuam, ulëritëm dhe filluam sulmin, gjoja duke mbrojtur një femër që e çoi kryetarin brekëgrisur deri tek burimi dhe i dha ujë mediave. Ekskluzive, gjithandej. Kryetari që kërkon seks për një vend pune. Si një shoqëri me brekë nëpër këmbë filluam sulmin në tasteriat e telefonit dhe kompjuterave.
Askush nuk pyeti!
Si e gjeti numrin e kyetarit ajo Reçipeta (vajza)? Ku e gjeti guximin të vinte në Tiranë me kryetarin brekëgrisur? Kush është ajo? Pse nuk e nxirrni me fytyrë?, Kush ia dha kamerat profesionale dhe në këmbim të çfarë ia dhanë këto kamera?!
Do thoni ju, nuk ia japim emrin dhe fytyrën se është femër. Hey…hey po bashkëshortja e kyetarit nuk është femër? Nuk është nënë dhe ajo? E keni pyetur veten sesi ndihet psikologjikisht ajo tani? Askush nuk e vrau mendjen. Akush prej nesh.
Lidhja midis Lewinskit dhe Clintonit, dashnoret e shumta te Mitterrandit, lidhjet sulforike të vëllezërve Kennedy me Merlin Monrone, pasioni i Hitlerit per Eva Braunin, Mao qefli për mish të freskët, ngatërresa e Nelson Mandelës me gruan shtrigë. Të gjitha këto histori frymëzuan Patrick Girard të pikturonte një tablo të mrekullushme në librin e tij “Këta donzhuane që na qeverisin” . Kurse ne na u deshën një palë brekë të grisura të një kryetari që të quhemi “Shoqëri me brekë nëpër këmbë”.