SHOK”, filmi kosovar për luftën me Serbinë nominohet për OSCAR

shokKosova ka festuar nominimin e saj të parë në Akademinë “OSCARS” të këtij viti.

Filmi “Shok” shënon suksesin më të madh të industrisë së filmit kosovar.

Kjo është hera e parë në histori që Kosova hyn në ‘Academy of Motion Pictures Arts and Science’ me filmin ‘Shok’, bashkëprodhim ky mes Kosovës dhe Anglisë.

Me skenar dhe regji nga Jamie Donoughue, filmi ‘Shok’ u nominua bashkë me 4 filma të tjerë për çmimin ‘Best Live Action Short Film’ në edicionin e 88-të të OSCARS.

Filmi është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kohë kur Kosova gjendej nën Serbinë.

Në prodhimin kinematografik sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.

Janë tri histori të vërteta, rrëqethëse, që vijnë nga gjenocidi serb që ndodhi në Kosovë në vitet 1998 1999. Madje, njëra i përket njërit prej aktorëve në film, i cili çuditshëm vjen si agresori i vetë historisë që atij i ka ndodhur vite më parë.

“Shok” është nominuar krahas filmave “Ave Maria”, “Day One”, “Stuterer” dhe “Everything will be okay”.

Realizimi i tij është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës me producent Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott.

Kjo është arritja më e madhe e kinematografisë kosovare deri tani dhe ‘Shok’ tashmë i ka hapur dyert filmave kosovarë që të jenë pjesë në ngjarjet më të mëdha të filmit në botë. (Pasqyre.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *