Ajo ka rolin e një nëne me probleme. Në një marrëdhënie të vështirë me të bijën, vështirësi që përcillet në dy gjuhë, si në dy përplasje, si në dy kohë, si në tërë epokat.
Me një cigare në duar, me vështrimin e hedhur tutje, me duart mbi kokë, ulur në karrige, pranë një tavoline…
Të shtunën dhe te dielën ora 19:00 është premiera e shfaqjes “Një Gur Gabim”. Ajo paraqet një marrëdhënie psikologjike dhe teatrore ndërmjet dy brezave, ndërmjet dy moshave, midis dy roleve, midis nënës dhe së bijës. Në rolin e spektatorëve të kesaj shfaqjeje, bëhemi dëshmitarë të një marrëdhenieje të shumanshme, të veçantë dhe të fortë, e cila, me gjithë kontradiktat e saj, është e pazgjidhshme. Me këtë shfaqje dygjuhëshe, kjo marrëdhenie, nëpërmjet dy gjuhëve, greqisht-shqip, shtrihet edhe midis dy popujve, midis dy vendeve. Shfaqja tregon se marrëdheniet tona, rrënjët e të cilave humbasin në thellësitë e shekujve, janë të veçanta, janë të forta dhe të pathyeshme.