Shkrimtarja shqiptare merr 7 çmime letrare

Këto janë çmimet me të cilat është vlerësuar për krijimtarinë e saj në poezi dhe prozë gjatë vitit 2017 në Itali, Zvicër, Amerikë dhe në Shqipëri shkrimtarja shqiptare Irma Kurti. Përmes një postimi ajo ka renditur arritjet e saj më letërsi.

1. Çmimi i parë në Seksionin e Poetëve të Huaj për librin: “Pa atdhe” në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë “Poseidonia – Paestum”, Edicioni XXIII.

2. Çmimi i parë në Poezi. Për ciklin më të mirë poetik paraqitur në Konkursin e Ditëve të Letërsisë që organizohen nga Revista “Kuvendi” për vitin 2017 në Michigan, USA.
3. Çmimi: “Në kujtim të Bruna Baroni- teksti më i mirë dedikuar Nënës” në Konkursin Letrar Ndërkombëtar: “Centro Giovani e Poesia”, Edicioni 26.

4. Çmimi i tretë në Seksionin e Poezisë për Natyrën për librin me poezi: “Sulla soglia di un dolore” (Në pragun e një dhimbjeje) në Konkursin Kombëtar të Poezisë së Botuar: “Leandro Polverini” 2017, Anzio, Romë.

5. Çmimi special ”International University of Peace Switzerland” 2017, për librin me poezi: “Pa atdhe”.

6. Diplomë merite për librin me tregime: “Lajmet vijnë edhe këtu” në Konkursin Kombëtar: “Alberoandronico”, Romë.

7. Fituese për ciklin poetik më të mirë të botuar në faqet e Revistës “Obelisk” për vitin 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *