Shkatërrimi i frikshëm i Krujës në 17 foto/ Lame: Ndërtimet pa leje, privatizimi i kalasë, injoranca!

Dhe kjo është uvertura. Krujë, shkurt 2016. Dhe siç e shihni nga skelat, vijon të lartohet.

Nga Artan Lame

Atë që i kanë bërë Krujës shqiptarët, nuk ja bënë dot dy sulltanë bashkë.
Sërish nuk rri dot rehat dhe marr këtë të dielë udhën e Krujës. Ka shumë gjasë të ishte e fundit.
Kruja, historia e saj, monumentet, gjurmët e së shkuarës, janë dëmtuar aq rëndë, shkatërruar, ndryshuar, deformuar e fshirë, sa mund të konsiderohet se ka humbur përgjithmonë magjinë e saj.
Ndoshta përtej saj, atje mes mjegullave prapa Malit të Krujës, mund të kenë mbetur kujtime të bukura, por edhe ato… veç kujtime.

1-Krujë 1849. Imazhi i parë i njohur i Krujës, ky vizatim i Edward Lear. Lear-i e njihte Skënderbeun dhe lidhjen e tij me Krujën.
FB_IMG_1456102461579

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

2-Krujë 1905. Në këtë vit Krujën e viziton Edith Durham, e cila e emocionuar vizaton hyrjen e kalasë, duke patur ndër mend përshkrimet e Barletit për mbërritjen e Skënderbeut në qytet.

FB_IMG_1456102464661

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

3-Krujë, 1990. Siç na e la Komandanti, pasi e restauroi, e ndreqi dhe i ndërtoi edhe muzeun Heroit.

received_10154112603632044

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

4-Krujë, 2014. Krahasimin me foton paraardhëse bëjeni vetë. Për më tepër, kjo foto është e para dy vjetëve. Sot ka edhe të tjera ndërtime
received_10154112603622044

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

5-Krujë, 21.02.2016-Mostra prej betonarmeje që është ngritur përgjatë gjithë gjatësisë së pamjes së Kalasë, mbërrin deri fare pak centimetra nga hyrja kryesore e saj. Kurrë nuk ka patur ndërtim në atë vend, dhe kjo shihet qartë nga të gjitha vizatimet e vjetra dhe megjithatë kjo nuk i ndaloi që të jepnin aty një leje ndërtimi, që mund të llogaritet si ndër krimet kulturore më të këqia që i janë bërë kujtesës sonë kombëtare. E paçin në qafë për së gjalli, e më pas edhe në atë botë, Apollon Baçe me shokë që e firmosën. Mbaj mend që e kam takuar aty edhe vetë ministrin e Kulturës që e kishte firmosur edhe ai, Aldo Bumçin, dhe që përpiqej të justifikohej pas faktit që trualli ishte me pronar. I bukur argument.
received_10154112603857044

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

6-Nuk është ndonjë periferi barangash kjo që shihni. Është udha ku kalojnë gjithë shqiptarët mëmëdhetarë që shkojnë për të hyrë në Kala.

received_10154112603922044

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

7-Këtu shihet qartë se deri ku ka mbërritur leja skandaloze, deri as një metër larg kullës së jashtme që mbron hyrjen e kalasë. Në çdo vend normal kush do kish firmosur një leje të tillë do i shkonte gjyqit – të shtetit, të njerëzve dhe të historisë. Por ne nuk jemi vend normal.
received_10154112603917044

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

8-Kjo është kulla e hyrjes së Kalasë, e parë nga siper. E shihni të sistemuar dhe me një bahçe përsipër, për arsyen e thjeshtë se… është privatizuar. Po, po, me gjyq, kulla e hyrjes së kalasë i ka dalë pronari, i cili tani e ka rrethuar me gardhe dhe nuk lejon më të vizitohet.
received_10154112603847044

 

 

 

 

 

 

 

 

 

9-Çatia e kishës së skajit perëndimor të Kalasë. No coment!

received_10154112603642044

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

10-Ndërtime pa leje dhe zëvendësim i tjegullave origjinale me tjegulla moderne greke. Nuk ia vlen të akuzohen banorët, kur edhe vetë IMK e mbuloi Hamamin e Kalasë me të tilla tjegulla. Në këtë rast konkuron barbaria me injorancën.
received_10154112603672044

 

 

 

 

 

 

 

 

 

11-Ish-shkallët që të ngjisin në Kullën e Sahatit, simboli ikonik i Kalasë. Ndoshta duhet ti këtë prishur vetë Gjergji, që të pengojë turqit të sulmojnë kullën. Po shqiptarët si do ti pengojë?

received_10154112603927044

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

12-Vetë kulla e sahatit ka marrë një të plasaritur vertikale rreth 5-6 metra të gjatë që e përshkon gati gjithë trupin e saj. Rrezikon jashtëzakonisht seriozisht që, me lëkundjen e parë, të mos jetë më. Dhe kështu të flemë mendjen të gjithë.

received_10154112604002044

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

13-Sarajet e Toptanëve në Kala, në një foto të viteve ’20.
received_10154112604007044

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

14-Shihni se çfarë i kanë bërë injorantët e IMK-së me gjoja projektin e restaurimit. Kjo për të treguar se sa jashtë piste jemi kur flasim për institucione shkencore.

received_10154112604017044

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

15-Muzeu i Heroit është e vetmja gjë që të paktën mbahet disi mirë. Pa diskutim këtu duan një falenderim të madh punonjësit e tij, disa prej të cilëve janë heronj të vërtetë po aq sa vetë Gjergji.
Po injoranca e institucioneve prapë ja del të depërtojë. Në sallën me ceremoniale të Muzeut, në vendin më të dukshem, është kjo grykë topi dhe kjo shpatë, me diçiturën në shqip dhe anglisht: “Shpatë e shekullit XV”. Në fakt është një shpartë karabinjerësh italianë e kohës së Luftës I Botërore dhe e përdorur edhe gjatë L II B. Punë 500 vjetësh gabim.
received_10154112603972044

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

16-Kur je në sheshin qendror të Krujës, kalaja nuk duket më. Vetëm maja e Kullës ja del të shfaqet ende mbi ndërtimet absurde.

received_10154112603987044

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *