Ish-zysha e Greg Ramës, djalit të parë te kryeministrit Edi Rama është hequr nga puna në gjimnazin “Qemal Stafa”.
Ka qenë vetë Kasi që në një postim në Facebook lajmëron pushimin nga puna duke treguar edhe vendimin. Postimi i saj e ka shoqëruar edhe me shënimin e mëposhtëm:
“Atje në shtëpinë e prindërve të mi në fshat, në kodrën që të drejton kah mali i Moravës, gjendet një tunel, një tip vendstrehimi për kohë lufte, i ndërtuar në kohën kur Shqipëria e izoluar dhe e rrethuar me vetveten sfidonte rrezikun e madh botëror. Sot, janë ende në modë bunkerët dhe kërpudhat. Them të kultivoj ca kërpudha aty brenda, pasi trustin e lulelakrës e ka përkufizuar qartë Brehti, tek Arturo Ui….
Sigurisht që nuk do të mungojë ajri i pastër i Moravës, ku herë pas here do të ngjitem për të lexuar Njeriun e natyrës së Rusoit, për të kuptuar qytetarin shqiptar të shekullit të XXI….
Nuk besoj që ky status të lexohet si “arrati, agjitacion dhe propagandë apo sabotim”, shkruan ajo.