Italia u jep të gjitha femrave hyrje të lirë nëpër muze për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas. “Dita e festës do të shënojë hyrjen falas, me një galeri grash të jashtëzakonshme, fama e të cilave ka kaluar shekujt në sajë të artit dhe kulturës”, thekson Ministria italiane e Kulturës.
Italia do të lejojë të gjitha femrat të hyjnë për muze e galeri falas, ditën e mërkurë, kur edhe shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Ministria Italiane e Trashëgimisë Kulturore njoftoi të enjten e kësaj jave se donte të “festonte botën femërore” duke vënë në pah veprat e artit të grave dhe nga gratë, vepra që janë në koleksionet muzeve italianë, shkruan “The Indipendent” sipas pasqyre.al.
Një numër ngjarjesh, bisedash dhe ekspozitash do të zhvillohet në vendet e trashëgimisë kulturore në të gjithë vendin gjatë gjithë ditës së 8 marsit. Disa ngjarje do të përqendrohen në periudha të caktuara, në autorë të caktuar, ose në zona të caktuara, ndërsa të tjera aktivitete do të merren me shfaqjen e grave në art.
Faqja në instagram e muzeve italianë, është përqëndruar që tani në artin që shfaq gratë, duke ofruar informacion në lidhje me temën e femrave çdo ditë.
Kjo faqe instagrami ka nxitur njerëzit të përdorur hashtagun #8masinëmuze- ndërsa sajti në internet i Ministrisë së kulturës shkruan: “Fushata #8marsinëmuze feston botën e gruas me një galeri imazhesh të grave që kanë bërë histori.
Në një ditë festimesh nga Ministria e Trashëgimisë, e Aktiviteteve dhe e Turizmit do të shihni hapje ekspozita falas, me një fushatë të veçantë sociale të komunikimit dhe një galeri e grash të jashtëzakonshme, fama e të cilave ka kaluar shekujt në sajë të artit dhe të kulturës”, shkruan “The Indipendent” sipas pasqyre.al.
Ajo gjithashtu nxit vizitorët të nisin një “gjueti thesaresh dixhitale” nëpër muzetë e vendit, duke gjetur dhe fotografuar gratë e paraqitura në piktura, skulptura dhe afreske, për t’i shpërndarë ato në mediat sociale nën hashtagun më lart.
Kjo festë, do të përfshijë “shenjtore dhe prostituta, perëndesha dhe gra të zakonshme, intelektuale dhe artiste, aktore dhe dëshmore, shkrimtare dhe poete, nëna, Madonnën dhe revolucionaret”, thotë ministria, shkruan “The Indipendent” sipas pasqyre.al.