Komedia muzikore “Sexterapi në kryeqytet”, ku gërshetohen tingujt e këngës popullore të Tiranës dhe Rrock- ut, do të shfaqet në 29 dhjetor në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Në komedinë e vënë në skenë nga aktori dhe regjisori Erion Mustafaraj dhe Albanian Actors ëorkshop, është skenograf: Bledar Gercaliu, muzika: Fabian Asllani dhe interpretojnë aktorët: Markela Dede, Endrin Ajdini, Herion Mustafaraj, Genc Lleshi, Arian Kondi.
Një çift emigrantësh shqiptarë të Amerikës, të ardhur me pushime në Shqipëri, papritur e gjejnë veten duke u përzier me hallet e tyre që donin t`i harronin. Zgjidhja ka vetem një emër: sexologu i famshem Dr. Babole.