Sekretet që kanë tronditur botën, kur janë bërë publike

Publikimi i sekreteve të tilla, përveçse shkakton bujë të madhe në publikun e gjerë, na bën të mendojmë se sa shumë gjëra ndodhin, pa e kuptuar askush   

Kalorësit e Tempullit dhe Vatikani

Në tetor të vitit 2007, Vatikani kishte publikuar dokumente sekrete në lidhje me gjykimin e Kalorësve të Tempullit, përfshirë këtu edhe pergamenën që tregonte që Papa Klementi i Pestë kishte shfajësuar urdhrin mesjetar të shfajësimit të herezisë. Mirëpo, Vatikani i kishte ndryshuar dokumentet pas vitit 1307, kur Mbreti Filipi i Katërt i Francës kishte arrestuar dhe torturuar liderët e Tempullit, nën akuzat për herezi dhe amoralitet. Sipas ueb-faqes së arkivit të Vatikanit, pergamena tregon që ai fillimisht i kishte falur për herezi, ndonëse i kishte ndëshkuar për amoralitet, mirëpo pas presionit të mbretit e kishte ndryshuar vendimin, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Churchill-i dhe planet për ekzekutimin e Hitlerit

Sir Winston Churchill, kryeministër i Britanisë së Madhe në kohë lufte, kishte planifikuar ekzekutimin e Adolf Hitler-it në karrige elektrike, në rast se ky i fundit do të binte i gjallë në duart e Aleatëve. Dokumentet e publikuara tregojnë që Churchill-i i kishte kundërshtuar planet e Aleatëve dhe kërkonte ekzekutim të menjëhershëm të figurave kryesore të nazistëve, përfshirë këtu edhe Hitler-in, të cilin e konsideronte ‘nxitës të së keqes’ dhe ‘gangster’ dhe kishte ndjerë kënaqësi kur e kishte parë liderin indian për pavarësim, Mahatma Gandhi, teksa vuante nga uria, gjatë grevës së vitit 1943.

Masakra në Vietnam

Masakra e Maj-Lajt-it kishte shënuar vrasjen e 504 qytetarëve të paarmatosur të Republikës së Vietnamit. Shumica prej tyre kishin qenë civilë, me shumicën prej tyre gra e fëmijë. Masakra ishte kryer nga Forcat e Ushtrisë së SHBA-së më 16 mars të vitit 1968. Para se të vriteshin disa nga viktimat ishin dhunuar dhe torturuar.

Gjashtë muaj më vonë, Tom Glen, një ushtar 21-vjeçar i ushtrisë amerikane i kishte shkruar gjeneralit Creighton Abrams si dhe komandantit të përgjithshëm të forcave amerikane në Vietnam, ku akuzonte Divizionin Amerikan për brutalitet kundër civilëve vietnamezë. Letra ishte detajuar dhe kishte qenë në përputhje me ankesat e ushtarëve të tjerë,  transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Operacioni ‘Northwoods’

Sipas dokumenteve që për një kohë të gjatë ishin mbajtur të fshehta, Krerët e Shtabit kishin hartuar dhe miratuar planet për atë që konsiderohet të jetë njëri prej planeve më të korruptuara, që janë krijuar ndonjëherë nga qeveria e SHBA-së – një sulm i rremë terrorist ndaj qytetarëve. I koduar nën emrin operacioni ‘Northwoods’, ky operacion kishte përfshirë vrasjen e njerëzve të pafajshëm në rrugë, në mënyrë që anijet që bartnin refugjatë kubanë të mund të fundoseshin në det të hapur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *