Sara Kapo: Nga Top-i ika me lezet, në fillim më thanë jep mendim pastaj më kërkuan t’i ngacmoj

Eshtë diskutuar shumë ndryshimi i opinionistëve të “Top Show” dhe largimi i papritur i Sara Kapos dhe Valer Kolnikajt. Statuset e Sarës javët e fundit janë interpretuar jo pak herë, duke i lidhur ato me ikjen nga programi i mbrëmjes në “Top Channel”. Por deklaratën e saj të parë lidhur me këtë, Sara e ka dhënë në një tjetër ekran “live”. Ajo ka folur pak më parë në programin “Oktapod” për Turjan Hyskën. Sipas Sarës largimi ishte për shkak se ajo nuk arriti ta bënte siç duhet atë që i kërkonte pozicioni i opinionistes.

Më hoqën me lezet. Nuk funksionoi. Me sa duket nuk bëja unë. Unë nuk e kam dashur ndonjëherë televizionin dhe nuk kam qejf ta bëj. Ishte një periudhë e mirë e imja që mund të kisha bërë shumë gjëra, se sa të kisha shkuar ke Top-i. Aty nuk më trajnoi njeri. Edhe fakti që unë nuk di të bëj ngacmime të tipit: “Hë mo se s’je lidhur ti”, ose, “Unë e kam gjoksin më të madh se ty”.

Shkëputja ishte ashtu siç ndodh kur je në një marrëdhënie që nuk di si ta lesh tjetrin dhe e bën veten për t’u lënë. Doja të mbaja marrëdhënie të mira me ta se janë sjellë mirë. S’e bëja mirë atë punë. Më bëhet qejfi për Albanën dhe Ervinin, por më vjen keq për Valerin. I kam kërkuar 100 herë falje. Në fillim më thanë do të japësh mendimin tënd aty, pastaj rrugës u ngatërrua e m’u tha që duhet të ngacmoj, gjë që se bëj dot”, deklaroi Sara Kapo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *