Sanremo vendos: Ermal Meta vijon konkurimin në festival

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro vijojnë konkurrimin në Sanremo. “Non mi avete fatto niente”, është kënga e këngëtarit shqiptar në bashkëpunim me italianin Moro, që për disa orë qëndroi pezull në pritje të vendimit që do ta përjashtonte ose jo nga festivali.

Sipas rregullave të brendshme të festivalit, ngjashmëria mes këngëve lejohet në masën 30%, që duket se Meta nuk e ka tejkaluar.

Në lupën e “hetimit” ishte ngjashmëria në një pjesë të tekstit, me këngën “Silenzio” të Ambra Calvanit dhe Gabriele De Pascalit, që u prezantua në edicionin e “Sanremo”-s për të rinjtë, në vitin 2016.

Pak orë para se të merrej ky vendim, Ermal Meta ka reaguar mbi lajmin e bujshëm për plagjiaturë.

Reagimi i plotë i Ermal Metës!

“Përshëndetje,

Është koha për të folur.

Kemi dëgjuar për plagjiaturë në lidhje me këngën tonë në “Sanremo” dhe mollë sherri është një këngë e shkruar nga Andrea Febo (bashkëpunëtor i vjetër i Fabrizios), i cili u paraqit në fazën seleksionuese të Sanremos për të rinjtë 3 vjet më parë, që më pas u eliminua dhe nuk u bë kurrë publike. Fabrizio, unë dhe Andrea dhe unë kemi mbajtur një pjesë të asaj kënge për të mos sakrifikuar diçka të bukur (gjë të cilën e kemi thënë në shumë intervista) dhe të tre bashkë kemi shkruar një këngë të re me një kuptim krejt tjetër.

Të bësh plagjiaturë do të thotë të kopjoni, por është ABSURDE dhe QESHARAKE, duke pasur parasysh se Andrea Febo ka shkruar me mua dhe Fabrizion këngën e re “Ti nuk ke bërë asgjë për mua”.

Përveç të tjerave të dy jemi autorë për shumë vite dhe kemi shkruar shumë këngë që kontribuojnë në suksese të ndryshme si për veten ne ashtu edhe për të tjerët.

Ata që na njohin, e dinë.

Kur ne vendosëm të tregojmë një atmosferë të përgjithshme me këtë këngë, nuk e bëmë atë për t’u prezantuar me Festivalin, por për të folur për paqen. Na vjen vërtetë shumë keq për atë që po ndodh, sepse nuk kemi ardhur në festival për të bërë shaka të njerëzve, por për t’i përqafuar atë.

Jemi të sigurt që gjithçka do të shkojë për mirë.

Një përqafim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *