Kabir Bedi, aktori dhe yll i televizionit indian feston sot 70 vjetorin e lindjes. I njohur në Shqipëri per rolin e tij si Sandokan, karriera e tij nga artistit nga India ka lulëzuar në tri kontinente: SHBA, Europë dhe Azi dhe në tri zhanre: film, televizion e teatër.
Ai ra në sy me rolin e tij si perandori si Shah Jahan në “Taj Mahal: një dashuri e përjetshme” ndërsa në Europë u bë i njohur me rolin e piratit Sandokan, por edhe për interpretimin e personazhit negativ Gobinda në James Bond Octopussy.
Ai lindi në një familje që ia kishte kushtuar jetën Çlirimit dhe pavarësisë së Indisë, atëkohë koloni britanike. I ati ishte autor dhe filozof ndërsa e ëma një angleze që i ishte kushtuar budizmit tibetian.
Kabir Bedi është martuar tri herë dhe ka pasur tre fëmijë: Pooja, Siddharth (ndarë nga jeta) dhe Adam.
Protima, Parveen Babi, Susan Humphrey dhe Niki kanë qenë femrat e rëndësishme të jetës së tij.
Ai ka mbështetur lirinë e Burmës dhe është shpallur ambasador i fushatës së saj për liri.(Pasqyre.al)